
Ish kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar se ish kryebashkiakja e Shijakut, Shpresa Domi po tenton që të nxjerrë nga burgu djalin e saj Robert Domi, i cili u arrestua nga policia e Tiranës me një sasi kokaine të cilësisë së lartë së bashku me dy persona të tjerë.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha është shprehur se Elton Arbana po bën përpjekje të forta për të bërë të mundur lirimin e djalit të ish-kryebashkiakes, pasi sipas tij, kryebashkiaku aktual i Shijakut është vetë pjesë e këtij grupi kriminal.
“Djali i nënkryetares së Bashkisë Shijak, Robert Domi kapet me 1 kg kokainë. Policia mashtron mediat, Shpresa Domin e paraqet si ish nënkryetare. Mashtrim! Bëhen përpjekje të forta për lirimin e tij!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Përshëndetje dr Robert Domi djali i Shpresa Domi nënkryetares aktuale te bashkisë Shijak e dënuar edhe kjo për mashtrim me doganat është arrestuar mbrëmë ne një aksion i quajtur Three stars me 1kg kokaine. Vete Elton Arbana ka qene mbrëmë duke negociuar lirimin e tije pasi dyshohet se është pjese e këtij grupi”, shkruan Berisha.
Kujtojmë se Robert Domi, rezulton të jetë djali i ish-kryetares së Bashkisë Shijak, Shpresa Domi. Shpresa Domi, ka drejtuar nën siglën e flamurit të PS, bashkinë e Shijakut në një mandat qeverisës.
Lini një Përgjigje