TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Gusht 2023, 18:55

Ish-ministri socialist rrëfen si Nano doli nga burgu: Refuzoi të arratisej gjatë trazirave, Ngjela e Fino bindën Berishën për aministi

Shkruar nga Pamfleti

Ish-ministri socialist rrëfen si Nano doli nga burgu: Refuzoi të

Ish ministri socialist Arben Malaj ka reaguar mbi gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet Fatos Nano, teksa është ndalur te deklaratat e sotme të avokatit Spartak Ngjela, i cili tregoi se si e ndihmoi Nanon të dilte nga burgu.

Avokati tha se kur u hapën burgjet, Nano donin ta vrisnin dhe ai u transportua me makinë e Ministrisë së Drejtësisë.

Malaj ka treguar detaje nga ky episod.

Reagimi i plotë

Ministri Drejtësisë Ngjela ka kontribute në menaxhimin e asaj situate kritike. Nano nuk pranoi të arratisej nga burgu. Situata po bëhej e rrezikshme për jetën e tij. Fillimisht ishte transferimi me helikopter nga burgu i Bënçës në Tepelene në Burgun e Tiranës. Burgu u shpërthyer dhe të burgosurit u arratisen gati të gjithë. Nano dërgoj mesazh se nuk do të arratisej edhe pse jeta e tij kishte risk real. Nano qartesoj ee do dilte verem kurr te aplikohej amnistia.

U desh ndërhyrja e ish Kryeministrit Fino dhe ministrit Ngjela që e binden ish presidentin Berisha të shpallte amnistinë. Vetëm atëherë Nano pranoi të dilte nga burgu.

2. Impakti i dyte i avokatit Ngjeles ishte aplikimi bonusit për rikthimin e të burgosurve që u arratisën gjatë shpërthimit të burgjeve.

Parimi i aplikimit të incentivave në vend te penaliteteve të rritura duhet të jetë në themelet e politikave qeverisëse.

3. Situatën e rrezikshme nga shpërthimi i burgut të Tiranës e ndoqën me shume përkushtim dhe profesionalizëm Ndre, Legisi, Sokol Bare të harmonizuar me Ministrin Ceka dhe kolegët e tjerë.

Historia duhet njohur dhe mbrojtur në vërtetësine e saj, sidomos në momentet të veshtira të mbijetesës së shtetit.

Lini një Përgjigje