
Kryeministri Edi Rama të hënën do të bëjë ndryshime të shumta në qeveri. Disa ministra do të largohen, ndërsa po ashtu pritet të ndryshoje dhe struktura qeverisëse.
Ka zëra që thonë se Rama do largojë ministrat që janë të rrezikuar nga SPAK. Lidhur me këtë foli në një emision avokati Spartak Ngjela, i cili tha se kjo do shihet te emrat që do të futen në qeveri. Nëse ata janë anonimë, do kuptohet që Rama e ka bërë për këtë qëllim.
“Ndryshimet në qeveri? Të presim. Nëse ai ka ndërrime duhet të shohim se kë do të sjellë. Varet nga personalitet që do të sjellë nëse ke seriozisht apo sa për të kaluar radhën sepse ligji do të kapë disa”, tha ai.
Ngjela i dha të drejtë Ramës, i cili thotë se përgjegjësia është personale, teksa komentoi arrestimet në radhët e PS.
“Ai tha që përgjegjësia është personale dhe këtu e ka të saktë. Se flasim për përgjegjësi penale dhe jo politike. Penalja është përgjegjësi individuale”, tha avokati.
Lini një Përgjigje