TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Gusht 2023, 21:21

“Mentalitet komunist”, Mirela Karabina: PD synon anëtarësi cilësore, jo masive

Shkruar nga Pamfleti

“Mentalitet komunist”, Mirela Karabina: PD synon anëtarësi

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Mirela Karabina tha se Partia Demokratike nuk synon një anëtarësi masive, por cilësore. Sipas saj partitë me anëtarësi masive kanë mentalitet komunist.

“Sa milionë banorë është Shqipëria, jemi 2 mln e ca. Pse duhet të kemi anëtarësi masive? Ky është mentalitet komunist. Nuk e ke forcën e te anëtarësia. Anëtarësia duhet të jetë efektive, votën e ke te qytetarët. Anëtarësia e PD ka qenë fiktive dhe nuk është deklaruar ndonjëherë. Në zgjedhjet e 2021 Bashën e kanë votuar 41 mijë, në zgjedhjet e fundit 16 mijë. Duam të kemi një anëtarësi efektive, masiviteti është mentalitet komunist. Nuk ka nevojë të kesh numra kaq shumë, duhet të kesh anëtarësi efektive”, tha Karabina për “Euronews Albania”.

mirela karabina pd

Lini një Përgjigje