TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Gusht 2023, 20:52

Rindizet debati për Belerin, Xhaçka përplaset me ministrin grek: Çështja e betimit i takon drejtësisë, respektoni ligjet tona

Shkruar nga Pamfleti
Rindizet debati për Belerin, Xhaçka përplaset me ministrin
Rindizet debati për Belerin

Rikthehen përplasjet e ashpra mes Athinës dhe Tiranës sa i takon arrestimi të Fredi Belerit. Ndonëse kryeministri Edi Rama u tregua i butë këto ditë dhe tentoi të qetësonte raportet me grekët, sot debati ka agravuar.

Rama tha dje në mediat greke se betimi i Fredi Belerit i takon drejtësisë, mirëpo sot reagoi ashpër ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, duke thënë se Beleri po mbahet në burg për shkak të vullnetit politik. Por kjo nuk është pranuar nga qeveria shqiptare. Tirana zyrtare ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së tij, duke kërkuar që të respektohen ligjet dhe vendimet gjyqësore.

Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka shprehet se organet e drejtësisë shqiptare kanë folur për çështjen e Belerit dhe se thirrjet e ministrit grek janë të kota.

Ajo shtoi se Beleri është gjykuar në bazë të ligjeve shqiptare dhe se bazuar në to s’ka vullnet politik që e nxjerr Belerin nga burgu, apo që fut noter në burg që ai të bëjë betimin si kryebashkiak.

Nuk ka mundësi që miqtë & fqinjët tanë grek të jenë të vetmit që kanë të drejtë, kur këmbëngulin në një kërkesë të rrëzuar nga gjykatat shqiptare dhe të qartë për miqtë e partnerët e tjerë, të cilët thonë se kjo është një çështje e drejtësisë shqiptare!

Organet e reja të drejtësisë shqiptare kanë folur qartë me vendimet e tyre dhe qeveria shqiptare ka folur qartë po ashtu: Çështja e betimit të kryebashkiakut të ndaluar nga drejtësia është një çështje e drejtësisë. Jo e qeverisë shqiptare. As e qeverisë greke.

Homologut tim grek për të cilin kam shumë respekt, i kam thënë se për këtë çështje nuk duhet të niset nga ligji grek por nga ligji shqiptar.

Dhe sipas ligjit shqiptar, s’ka vullnet politik që e nxjerr zotin Beleri nga burgu apo që fut noter në burg që ai të bëj betimin si kryebashkiak. Me keqardhje po kjo është kështu dhe vetëm kështu”, shkruan Xhaçka.

Fredi Beleri u arrestua për blerje votash dhe Greqia ka 3 muaj që vetëm ushtron presion. Prej disa muajsh Tirana nuk reagoi. Heshtjen theu kryeministri, i cili doli në një konferencë për mediat dhe u pa që ishte shumë i butë. Po ashtu, ai ka folur dhe në mediat greke, ku më shumë duket sikur është justifikuar. Por duket se sot janë rikthyer përplasjet institucionale.

beleri xhaçka

Lini një Përgjigje