TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Gusht 2023, 20:59

Rithemelimi bën një hap pas, Paloka: Të bashkohemi ose të gjejmë një pikësynim të përbashkët

Shkruar nga Pamfleti

Rithemelimi bën një hap pas, Paloka: Të bashkohemi ose të

Deputeti demokrat Edi Paloka tha se Partia Demokratike ka marrë përsipër që të realizojmë aspirata që ka populli opozita.

Ai tha se tashmë dy janë opsionet; ose do të kenë një bashkim të grupit parlamentar, ose do të gjejnë një zgjidhje që të funksionojmë si dy grupe me një pikësynim.

“Ne si PD kemi marrë përsipër që të realizojmë aspirata që ka populli opozita, duke marrë parasysh pengesat që na kanë vënë Rama Basha. Ajo që planifikojmë të bëjmë, sepse nesër kemi një mbledhje të grupit parlamentar. Dy janë opsionet, ose do të kemi një bashkim të grupit parlamentar, ose do të gjejmë një zgjidhje që të funksionojmë si dy grupe me një pikësynim.

Dikur grupi drejtohet nga Alibeaj që është mëkëmbësi i Bashës dhe Basha mëkëmbësi i Ramës. Marrëdhëniet tona ishin ato që ishin dhe nuk kishte një rezultat konkret. Situata ka ndryshuar dhe një pjesë e deputetëve e kanë kuptuar se Basha është në lojë për veten dhe për interesa të Ramës. Ne jemi të bashkuar si grup”, tha Paloka për “Ora News”.

edi paloka partia demokratike

Lini një Përgjigje