Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë lidhur me lëvizjet e fundit të Ergys Agasit, duke iu referuar informacionit që ai e cilësoi si “qytetari dixhital”.
Sipas tij, Agasi është parë duke udhëtuar me automjetin e tij në drejtim të zonës së Surrelit.
"Sipas qytetarit dixhital ai është parë me makinën e tij, jo në eskortën e Edi Ramës, por është parë në një rrugë duke shkuar në Surrel. A fshihet ai në Surrel apo shkoi në takim në Surrel, nuk mund ta them. Por ju them me siguri se së shpejti do ti hiqet edhe masa e arrestit, sepse Rama me Sokol Sadushin e çliroi Agasin nga masa e arrestit si person nën hetim. Nuk ka më masë arresti për Agasin. Kështu që gjithçka po shkon drejt konsolidimit të narkoregjimit dhe janë vetëm shqiptarët që do marrin fatin në duart e tyre. 22 marsi është dita e kryengritjes më të fuqishme paqësore që ka njohur Shqipëria në historinë e saj", u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje