TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Mars 2026, 12:34

Integrimi në BE, Demo: Bashkitë përballë një “cunami” reformash

Shkruar nga Pamfleti
Integrimi në BE, Demo: Bashkitë përballë një
Ervin Demo

Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian pritet të ndikojë drejtpërdrejt edhe në funksionimin e bashkive, të cilat do të duhet t’u përshtaten një sërë ndryshimesh dhe standardesh të reja.

Gjatë një konference për shtyp, ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, paralajmëroi sfidat që sjell ky proces, duke e cilësuar atë si një transformim të thellë për institucionet.

“Në momentin që jemi vend anëtar i BE do të kemi puë për të bërë për të rritur dhe përmirësuar funksionimin e institucioneve. Procesi i integrimit është shumë kompleks dhe kërkon detyrimisht një transformim radikal të të gjitha institucioneve. Një cunami është duke ardhur nga pikëpamja rregullative dhe e standardeve të reja që bashkitë duhet të plotësojnë”, tha ministri i Pushtetit Vendor.

Ai theksoi se realiteti i ri do të kërkojë angazhim të madh edhe nga pushteti vendor, duke nënvizuar nevojën që bashkitë të rrisin kapacitetet dhe të përgatiten për një nivel më të lartë funksionimi.

“Realiteti i ri me të cilin do të ballafaqohemi kërkon shumë energji, edhe nga ato lokale që ato duhet të jenë të gatshme për të ngritur veten e tyre në një nivel tjetër dhe ne të jemi të gatshëm t’i ndihmojmë. Është një sfidë e përbashkët”, tha Demo, duke vënë në dukje kompleksitetin dhe vështirësitë e procesit të integrimit.

integrimi në be demo bashkite

2 Komente

  1. T
    TRASHEGIMTARET E MERMERIT TE MALIT TE GOSTENCKES.S

    ERVIN DEMO- CFARE PO BEHET ME GUROREN NE MALIN E GOSTENCKES????? KU SHKOJNE 20 MILION EURO CDO VITE. KUSH I MERR PARAT NGA ANESTI TOPI??????

    Lini një Përgjigje