TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Mars 2026, 11:37

IRGC organizatë terroriste, Irani sponsor i terrorizmit/ Berisha mbështet rezolutën e Ramës nga jashtë Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti
IRGC organizatë terroriste, Irani sponsor i terrorizmit/ Berisha
Berisha

Partia Demokratike nuk mori pjesë në seancën plenare ku Kuvendi shpalli Iranin si shtet terrorist, duke argumentuar se rendi i ditës nuk ishte miratuar zyrtarisht.

Pas miratimit të rezolutës, PD reagoi me një deklaratë politike, ku shpall Gardën Revolucionare si organizatë terroriste.

Në deklaratën e saj, PD nuk përmend Hezbollahun, ndonëse Kuvendi i ka kërkuar qeverisë që edhe kjo organizatë të shpallet terroriste, njësoj si Garda Revolucionare.

Në qëndrimin e shpërndarë publikisht, përfshirë edhe nga Sali Berisha, Partia Demokratike e cilëson Iranin “si sponsorin kryesor të terrorizmit në botë dhe një kërcënim madhor për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe kudo në glob”.

“Partia Demokratike e Shqipërisë shpall Gardën Revolucionare të regjimit diktatorial të Teheranit si organizatë terroriste. Ajo e cilëson shtetin obskurantist të Ajatollahëve si sponsorin kryesor të terrorizmit në botë dhe një kërcënim madhor për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe kudo në glob.

Partia Demokratike e Shqipërisë dënon me forcën më të madhe sulmet e Teheranit ndaj vendeve të Gjirit Persik, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Kuvajtit, Bahrejnit dhe vendeve të tjera mike të Shqipërisë dhe ju shpreh ketyre vendeve solidaritetin e saj të plotë.

Partia Demokratike mbështet përpjekjet e SHBA-së dhe Izraelit për përmbysjen e diktaturës mizore teokratike të Ajatollahëve dhe zëvendësimin e këtij regjimi me një qeveri të zgjedhur nga populli si një kontribut madhor për çlirimin e popullit iranian, si dhe për garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë", thuhet në deklaratën e PD.

irgc organizatë terroriste irani berisha rezoluta e rames

1 Komente

  1. I
    Islam Laçaj

    Urtia pas kuvendit dhe trimëria pas luftës nuk kanë vler. Me këte dua të them se dekleratat jash kuvendit janë si kuvendi i nrikullave

    Lini një Përgjigje