
Reagimet e ndërkombëtarëve kanë vijuar pas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë për të rrëzuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Pas qëndrimeve të shprehura nga Ambasada gjermane dhe ajo britanike, një reagim ka ardhur edhe nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Tiranë.
Në deklaratën e saj, ambasada thekson mbështetjen e Holandës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke nënvizuar se një nga kushtet kryesore për avancimin e këtij procesi është ndjekja efektive penale e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta të pushtetit.
“Holanda mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në përputhje me dëshirën e popullit shqiptar. Një kërkesë kyçe për përparimin në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja efektive penale e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta”, thuhet në reagim.
Ambasada thekson gjithashtu se sistemi i drejtësisë duhet të ketë mundësinë të veprojë me shpejtësi dhe pa pengesa, ndërsa politika shqiptare mban përgjegjësinë për të garantuar që ky proces të zhvillohet në mënyrë të papenguar.
"Holanda mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në përputhje me dëshirën e popullit shqiptar. Një kërkesë kyçe për përparimin në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja efektive e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta.
Ne presim qartë që, në raste të tilla, sistemi i drejtësisë të jetë në gjendje të veprojë me shpejtësi dhe pa pengesa. Politika shqiptare mbetet përgjegjëse për të siguruar që ky proces të mund të zhvillohet", thuhet në reagimin e Ambasadës.
Po PSE nuk behen te gjithe bashke dhe t'i marrin per b....e e t'i flakin keto plehra nga qeverisja e shqiperise?