Kryeministri shprehet se dinjiteti i parlamentarëve nuk është material për eksperimente socio-politike, të cilat e bëjnë kurën më të rrezikshme se sa sëmundja që duhet të luftojë...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj të paktën dy Ambasadave të akredituara në Tiranë, të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Gjermanisë, lidhur me kërkesën e paraqitur nga SPAK në Kuvendin e Shqipërisë, për arrestimin e Belinda Ballukut.
Ndërsa Kuvendi rrëzoi kërkesën e SPAK, Kryeministri në reagimin e tij shprehet se deputetët me plot të drejtë refuzuan heqjen e lirisë së një ligjvënëseje në mungesë të plotë të kushteve për ta ndërmarrë një hap të tillë ekstrem.
“Shumica qeverisëse, bëri sot pa asnjë diskutim atë që do të bënte çdo parlament demokratik i Europës, ku kalimi i kërkesave të prokurorisë jo për arrestin pa gjyq të një deputeti si kjo kërkesa e sotme, po për të filluar apo jo hetimet, nuk është askund si kalimi pa asnjë lloj kontrolli i kufijve në zonën Shengen. Ai është një proces serioz, i bazuar në norma kushtetuese e ligjore, të cilat nuk janë as karta bianka, as dyer të mbyllura për prokurorinë”, shkruan Rama në ‘X’.
Në vijim ai shprehet se dinjiteti i parlamentarëve nuk është material për eksperimente socio-politike, të cilat e bëjnë kurën më të rrezikshme se sa sëmundja që duhet të luftojë.
Më herët, përmes një deklarate, Ambasada gjermane theksonte rëndësinë e ndjekjes penale të rasteve të korrupsionit në nivele të larta si pjesë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.
"Gjermania mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian në përputhje me dëshirën e shqiptarëve. Kusht i domosdoshëm për të bërë progres në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë. Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa”, thuhej në deklaratë.
Ndërsa, ambasada e Mbretërisë së Bashkuar theksonte se imuniteti nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit.
“Ambasada Britanike thekson rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë gjyqësore, dhe njeh progresin e Shqipërisë në reformën gjyqësore që nga viti 2016, përfshirë krijimin e SPAK-ut.
Ekzekutivi, Gjyqësori dhe Legjislativi mbeten partnerë të barabartë në mbështetjen e këtij progresi si pjesë e qëllimit të Shqipërisë për arritjen e anëtarësimit në BE.
Ndërsa imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike, ai nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.
Reagimi nga Edi Rama
Përshëndes deklaratat e ambasadave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, me parimet e shprehura në të cilat jemi të gjithë shumë dakord, 100%.
Por duke qenë se që të dyja dolën sot, kur Kuvendi me plot të drejtë refuzoi heqjen e lirisë së një deputeteje në mungesë të plotë të kushteve për ta ndërmarrë një hap të tillë ekstrem dhe, njëkohësisht, duke qenë se Shoqata e Molotovarëve të Tiranës ka filluar të flasë edhe në emër të Gjermanisë, përfitoj nga rasti të theksoj:
* Kjo shumicë qeverisëse e ka mendjen të ndarë dhe busullën të palëvizshme: Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian.
* Reforma në Drejtësi nuk kthehet mbrapa, pavarësia e gjyqësorit nuk preket dhe mbështetja për SPAK-un mbetet e palëkundur.
* Lufta reale kundër korrupsionit vazhdon, më këmbëngulëse se kurrë, siç e tregon qartë edhe pasqyra objektive e përditësuar e Komisionit Europian.
* Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë, i patrazuar as nga pengimi as nga yshtja e SPAK-ut, prej faktorësh jashtë kufijve të pushtetit të pavarur gjyqësor.
* Shumica qeverisëse, bëri sot pa asnjë diskutim atë që do të bënte çdo parlament demokratik i Europës, ku kalimi i kërkesave të prokurorisë jo për arrestin pa gjyq të një deputeti si kjo kërkesa e sotme, po për të filluar apo jo hetimet, nuk është askund si kalimi pa asnjë lloj kontrolli i kufijve në zonën Shengen. Ai është një proces serioz, i bazuar në norma kushtetuese e ligjore, të cilat nuk janë as karta bianka, as dyer të mbyllura për prokurorinë.
Sot ne i kemi respektuar plotësisht ato norma dhe kush pretendon të kundërtën, ka të drejtën e vet të padiskutueshme, po s’ka argumenta të mjaftueshëm për ta fituar debatin mbi ekzistencën ose jo të kufirit mes pushteteve të pavarur kushtetues, të cilin parlamenti i Shqipërisë e mbylli sot duke treguar se dinjiteti i parlamentarëve nuk është material për eksperimente socio-politike, të cilat e bëjnë kurën më të rrezikshme se sa sëmundja që duhet të luftojë!
Ecim përpara, Shqipëria nuk ka plan B
Djallëzuar sllavoaziatike e Ramutit, ne sinkron me ate te Salehut. Ky eshte kulmi i ekspozimit te politikes sllavpaziatike pushtuese te Shqipërisë. Merrni koferat dhe rruges tashme 35 vjeçare, ose dilni zot vendit dhe ardhmërisë se fëmijëve tuaj por edhe amanetit te te pare tuaj. Dëgjove, o popull?
Eshte inkrezhur kok e kembe ne korrupsion palloshi prandaj do ta mbroje deri ne vdekje belen
Dite e Zeze per Shqiperine Dhe Drejtesine Heshtja e nderkombetareve shume e rende ne asnje shtet te botes nuk ndodh kjo qe ndodhi Ketu Nderkombetare reagoni Sa nuk eshte vone !
Nga piktor u be the konstitucionalist, shprehja "ska kala qe nuk marrin komunistet" eshte per palloshin e gjate. Kllouni jone eshte i korruptuar ne cdo qelize.
Eshte po ky plehre kryeminister qe kur i bene kontrollin ne bashkine e Tiranes bente si i cmendur, dhe komisionin e kontrollit e drejtonte i ndjeri Sokol Olldashi. Rama eshte nje psikopat i lindur, mjere ne si popull qe mbeshtesin kete idiot.
Bela "thesin" ka mbushur. Ne shpine "thesin" e ka Ramuti.