Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, e ka cilësuar si një vendim të turpshëm votimin e mazhorancës socialiste në Kuvend këtë të enjte, ku me 82 vota u rrëzua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Në reagimin e tij, Kapri iu referua edhe pranisë së madhe të forcave të policisë përreth Parlamentit gjatë zhvillimit të seancës plenare, ku u votua kundër kërkesës së Prokurorisë së Posaçme. Sipas tij, mobilizimi i policisë tregoi se “i gjithë shteti dhe pushteti u vunë në lëvizje për të mbrojtur Belinda Ballukun”.
Ai theksoi se në terren kishte një numër të lartë efektivësh policie, të cilët sipas tij u vendosën në gatishmëri për të mbështetur zyrtarë të akuzuar për korrupsion.
Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, Kapri shton se deputetët socialistë me votën e tyre u bënë “barrikadë për drejtësinë” në mbrojtje të zyrtarëve të lartë.
“Si duhet të ndihet një politikan që nuk mund të ecë lirshëm në rrugë, sepse akuzohet se ka marrë paratë e qytetarëve të vet? Dhe që për mbrojtjen e tij ka vënë në lëvizje gjithë shtetin dhe pushtetin? Po ata 82 deputetë që ngritën kartonët për të mbrojtur korrupsionin dhe për t’i bërë barrikadë drejtësisë? Çfarë turpi!”, shkruan Kapri në postimin e tij, të shoqëruar edhe me një video.
Reagimi i Erald Kapri:
I gjithë shteti në mbështetje të imunitetit të Belinda Ballukut.
Po numërojmë blindat e Policisë tek Pedonalja për të mbrojtur imunitetin e zonjës Balluku.
Një, blindi tjetër këtu, ky është ai që hedh ujë, makina tjetër 3, makina e katërt, makina e pestë, ambulancë, një blind tjetër i RENEA-s, gardhe me policë
Shikoni se çfarë ndodh në Pedonale. Është bllokuar gjithë qendra e Tiranës, është mbyllur çdo biznes këtu. Rrethuar me forca policie edhe me gardh edhe shikoni çfarë bëhet.
Vazhdojnë akoma edhe rrethojnë zonën. Policia në gatishmëri me mijëra forca në mbështetje të zyrtarëve të korruptuar.
Shikoni, shikoni çfarë bëhet!
Lini një Përgjigje