TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shkurt 2026, 10:58

Refuzuan shkarkimin e Irena Gjokës, Berisha publikon emrat e 6 anëtarëve të KLGJ: Këta nuk kanë turp

Shkruar nga Pamfleti
Refuzuan shkarkimin e Irena Gjokës, Berisha publikon emrat e 6
Sali Berisha

Kreu demokrat Sali Berisha i ka konsideruar anëtarët e KLGJ-së më kriminelë se Irena Gjoka apo Irena me 5 mbiemra, sikundër ai e cilëson gjyqtaren e GJKKO-së, e cila sipas dokumenteve zyrtare rezulton e dënuar në Greqi, por që nuk i ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Berisha tha se anëtarët e KLGJ-së, që refuzuan shkarkimin e Irena Gjokës, janë skllevër të regjimit dhe të Edi Ramës.

“Këta turp nuk kanë, por unë këtu do i emërtoj.

Me votat e Yllka Rupës, Ridvan Hados, Markelien Koçaj, Emona Muçi, Klodian Kurushi dhe kreut të tij, Ilir Rusi, me 6 vota, refuzuan apo vendosën mospranimin e nisjes së procedurave për verifikimin dhe shpalljen e papajtueshmërisë së mandatit me famozen Irena Gjoka.

Këta persona, të cilët shkelmojnë mbi një seri dokumentesh zyrtare shqiptare dhe ndërkombëtare, dokumente të cilat i ndërpresin automatikisht mandatin Irena Gjokës, këta janë më kriminelë se vetë Irena.

Këta janë turpi i njeriut, turpi i nëpunësit, turpi i shqiptarit. Këta janë skllevër të këtij regjimi dhe të Edi Ramës.

Sa për dijeni, Irena me 5 mbiemra është një shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit, përveçse këshilltare e Gys Agasit. E faktuar vizitat e saj. Ka rrezik edhe ndonjëri prej jush këtu i ka parë videot në dosjen e Ergys Agasit se si serbezja hyn dhe del në zyrën mafioze të Agasit.

Por të votosh, të shkelmosh të gjithë këto dokumente, do të thotë të mos kesh as edhe minimumin e ndërgjegjes profesionale, ndërgjegjes ligjore, do të thotë të mos kesh dinjitet njerëzor.

Të poshtërosh veten duke mohuar vulat apostolike, duke mohuar formularët zyrtarë të këtij shteti, do të thotë je bashkautor në këto krime.

Kjo nuk ka ndodhur kurrë në histori, sado absolutisht të palavdishme të KLGJ-ve të kryesuara nga presidentët, se unë nuk i mbroj defektet që kanë pasur, por kurrë kjo nuk mund të imagjinohej.

Nuk mund të imagjinohej të shkelmoheshin ligjet në këtë mënyrë”, tha Berisha.

berisha gjoka klgj

Lini një Përgjigje