Kreu demokrat Sali Berisha u paraqit mëngjesin e së hënës në SPAK në përmbushje të masës “detyrim paraqitje”.
Në një reagim për mediat, Berisha ka zbardhur edhe shënimin që ka lënë para oficerit të BKH-së, tek i cili paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ndërsa ende nuk ka një vendim nga GJKKO-ja nëse dosja ‘Partizani’ ku ish-kryeministri është një nga të pandehurit do të kalojë ose jo për gjykim.
“Avokati të Irenës me 5 mbiemra që amnistoi krimin zgjedhor i lashë këtë shënim:
Pojës së Skapit dhe avokatit të Irenës me 5 mbiemra, njeriut që amnistoi krimin zgjedhor, si mercenar i partisë-shtet, i rikujtoj se drejtësia vonon, por nuk harron.
Kush e do këtë ta ketë në arkivën e vet të denoncimit të një delinkuenti të narko-shtetit shqiptar”, u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje