TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shkurt 2026, 10:07

Protesta e 10 shkurtit, Balliu paralajmëron përballje frontale: Përshkallëzojmë aksionin

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e 10 shkurtit, Balliu paralajmëron përballje frontale:
Klevis Balliu

Klevis Balliu, deputet i PD-së, ka paralajmëruar një përshkallëzim të aksionit opozitar. Gjatë takimeve me banorë të zonës së Astirit, në kuadër të përgatitjes për protestën e 10 shkurtit, e cila do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Balliu paralajmëroi përballje frontale me Qeverinë.

Deputeti Klevis Balliu, njëherazi drejtues i organizimit në Partinë Demokratike, ka zhvilluar një takim me qytetarë të zonës së Astirit, ku ka ndarë detaje lidhur me protestën e radhës të opozitës, që do të mbahet më 10 shkurt.

“Protesta do të përbëjë një përballje frontale me qeverinë, duke lënë të kuptohet qartë një përshkallëzim të aksionit opozitar në mbrojtje të zgjedhjeve të lira, demokracisë dhe interesit qytetar”, tha ai.

balliu protesta pd

Lini një Përgjigje