Plani me 20 pika për një marrëveshje përfundimtare Serbi–Kosovë pritet të imponohet me formulën “merre ose lëre”, nën garanci amerikano-ruse...
Një draft paraprak amerikan për një plan paqeje përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës ka mbërritur në Beograd, me afat përgjigjeje deri në fund të shkurtit dhe me synim shpalljen e marrëveshjes në muajin mars. Dokumenti, i ngjashëm në formë me planet për Ukrainën dhe Gazën, parashikon garanci nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, ndërsa Bashkimi Europian, aktori kryesor në Ballkanin Perëndimor, rezulton i përjashtuar nga procesi. Zhvillimi ka alarmuar Brukselin dhe pritet të sjellë reagime të forta politike. Ndërkohë, Beogradi ka marrë sinjalet e para, ndërsa në Prishtinë mbizotëron heshtja, duke ngritur shqetësime se Kosova mund të përballet me një proces të imponuar, pa përgatitje të brendshme politike dhe pa mbështetjen e plotë europiane.
Ka mbërritur në Beograd drafti paraprak amerikan për një plan paqeje përfundimtare me Kosovën.
Burime diplomatike bëjnë të ditur se diplomatët amerikanë kanë dërguar një draft, për të cilin priten përgjigje brenda fundit të muajit shkurt.
Siç flitet, në muajin mars do të nisë kopsitja e një paqeje Serbi–Kosovë, e cila mund të shpallet ndoshta edhe përpara një marrëveshjeje për Ukrainën.
Drafti mësohet se është i njëjtë në aspektin formal me planet për Gazën dhe Ukrainën, pra përbëhet nga 20 pika dhe flet për një marrëveshje përfundimtare mes palëve, e garantuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.
Siç bëhet e ditur, të paktën deri tani, Bashkimi Europian, i cili është aktori kryesor në Ballkanin Perëndimor, donatori më i madh i rajonit dhe palë me marrëveshje anëtarësimi me Serbinë dhe Kosovën, duket se është lënë jashtë procesit.
Burimet diplomatike theksuan se kjo ka shqetësuar vendet europiane dhe pritet që nesër në Bruksel të zhvillohet një takim urgjent i Komisionit Europian, dhe liderët e vendeve kryesore do të komunikojnë mes tyre për të përcaktuar qëndrimin e përbashkët.
Ndërkohë, pjesa tjetër shqetësuese është fakti që drafti i ka shkuar Beogradit, ndërsa ende nuk dihet nëse ka mbërritur në Kosovë, e cila ndërkohë është ftuar në Bordin e Paqes nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili në këtë bord ka ftuar edhe Vladimir Putinin.
Siç mësohet, drafti është shoqëruar me mesazhin: lexojeni, përgatituni, ose e merrni ose e lini.
Kohët e fundit, Aleksandër Vuçiç është shfaqur i “shqetësuar”, duke deklaruar se “ditë të zeza po vijnë”, duke bërë teatër politik në një situatë ku gjasat janë që ai nuk është aktor vendimmarrës, por vetëm spektator.
Një javë më parë, ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, deklaroi hapur se ka kërkuar nga SHBA-ja që, krahas Ukrainës, të diskutohet edhe për Ballkanin.
Qëndrimi i Lavrovit, sipas të gjitha gjasave, është dhënë me miratimin e Vladimir Putinit. Ndërkohë, sot ai ka sulmuar ashpër Bashkimin Europian, duke krijuar një diversion në raportet me Uashingtonin.
“Europa po përpiqet të mbjellë përçarje mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Lavrov, i cituar nga TASS. “Europa vazhdimisht synon të na vërë ne dhe SHBA-në në një përplasje të vazhdueshme. E ka bërë gjithmonë, duke e parë politikën amerikane dhe Presidentin Trump me paragjykim, si të favorizuar ndaj Rusisë dhe në dëm të interesave europiane”.
“Fjala ‘interesa’ është veçanërisht e rëndësishme këtu. Kur një vend si Rusia, së bashku me miqtë tanë në Kinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Indi dhe shtete të tjera, mbron interesat e veta, ai trajtohet sipas një metri europian”, shtoi Lavrov.
Ndërkaq, në Beograd kanë ardhur qëndrimet e para lidhur me këtë zhvillim. Dushan Janjiç, gazetar dhe opinionist i njohur serb, e përmendi mbërritjen e draftit amerikan në një intervistë televizive, duke akuzuar zyrtarët e vendit të tij se po fshihen “si struci”.
Po në Kosovë? Deri tani askush nuk flet, dhe gjasat janë që si politika ashtu edhe opinioni publik nuk janë përgatitur si duhet për një zhvillim të tillë./Pamfleti
If the Kosova integrity is in the hands of ronxho bonxho Trapi Albanians have to cry for it forever.
"Ai kalë që të shtje, të ngre": na përkujton populli. Morali i fabullës është: marrëveshjet e fuqive të mëdha që na coptuan dhe na ndanë në disa shtete , ndoshta do reagojnë ndaj padrejtësiva që ju janë bër në shekuj dhe ti rishqyrtojnë vendimarrjet e tyre. Se kush është iniciusi i këtij rishqyrtimi nuk ka rëndësi. SHBA dhe Rusia(Tramp- Putin) mendojnë se kanë pregatitur një draft që nuk ka të sharë. Ndaj thonë "merre ose lëre". Zgjidhja e çështjeve me divergjenca ndërshtetërore që herët apo vonë mbartin mundësi eksplozioni,(Ballkani Fuçi Baroti) këta (Zotërinjtë) duan ta çmontojnë. Për të gjithë ata që ju preket namuzi i Europës kam një pyetje: A ka BE një plan /B/ për konfliktet në disa pika të nxehta të globit, përfshi edhe Ballkanin? Plani /A/ dështoi me sukses. Apo BE nuk e parashikon që mosmarrëveshjet Serbi-Kosovë mund të shndërrohen në një konfllikt të armatosur në një rajon ku krimi dhe korrupsioni, diktojnë ? Apo pasuesit e Bismarkut dhe kuvendarët e Londrës akoma mendojnë se shqiptarët nuk janë të zot të vetqeverisen? Apo janë kundër strategjisë Tramp për zgjidhjen e konflikteve rajonale ndërshtetërore me bisedime dhe marrëveshje, me garanci të fuqive të mëdha? Nuk i pengon kush që të përfshihen.
Per zgjidhjen e dialogut te sterzgjatur Kosove-Serbi mjaftojne SHBA,BE dhe perfaqesuesit e Kosoves dhe te Serbise. Baza e dialogut te jete njohja reciproke e te dy shteteve,respektimi i te drejtave te pakicave te te dy shteteve ne nivel te njejte dhe sipas stadartit Europian. Cdo pretendim tjeter vetem e destabilizon rajonin dhe situaten sa here qe duan Serbet. SHBA dhe BE kane investuar per Lirine dhe Pavarsine e Kosoves dhe oer stabilitetin e rajonit. Kosova duhet te zbatoje praktikat me te mira Europiane per integrimin e Serbeve te Kosoves. Por edhe Serbet duhet te bejne te njejten gje per Shqiptaret e Lugines se Presheves.
Shqiptaret (keta te Shqiperise) kane patur kohen te mjaftueshme per te bere nje shtet serior, me ligje me gjithcka. Por nuk duan. Se jane race muti. E kane mendjen vetem tek bacja e tyre, si e si te vjedhin. Pa per shtet se rruajne fare! Gjithmone te humbur do dalim, historikisht.
e kush po i pyet keta tanet o aman