TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Shkurt 2026, 10:43

Dëmet nga zjarret, Rama: Dëmshpërblim për 15 bashkitë e prekura 

Shkruar nga Pamfleti
Dëmet nga zjarret, Rama: Dëmshpërblim për 15 bashkitë e
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, në podcastin e tij "Flasim", deklaroi se janë shpallur dëmshpërblimet për 15 bashkitë e prekura nga zjarret gjatë verës së kaluar, për periudhën 15 qershor–15 shtator.

“Këtë javë janë shpallur edhe të gjitha dëmshpërblimet për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës së kaluar për periudhën 15 qershor-15 shtator, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, që nga Malësia e Madhe, në Krujë, Rrogozhinë, Peqin, Tepelenë, Delvinë, Has, Kukës, Dibër, Kamëz, Librazhd, Gramsh, Maliq, Finiq dhe Dropull. Të gjitha këto territore të prekura nga zjarret kanë tanimë në dispozicion masën e përcaktuar të dëmshpërblimeve sipas dëmeve.

Është bërë një punë shumë e detajuar dhe është krijuar më e rëndësishmja, e gjithë korniza për të bërë të mundur që dëmshpërblimi të shkojë aty ku duhet dhe cilido që është dëmtuar të marrë atë që i takon”, tha Rama.

edi rama dëmet nga zjarri

1 Komente

  1. R
    Roku

    Po mire, atuj qe i digjet apartamenti, dhe makina do marre demshperblim.. Pyes per nje mik!

    Lini një Përgjigje