TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Shkurt 2026, 10:20

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës në Tiranë, reagon Rama: Vlonjatëve u mjafton e-Albania

Shkruar nga Pamfleti

Sipas Ramës, zhurma e krijuar ishte nje perceptim i gabuar dhe informim i mangët, por ndryshe duket kjo 'lëvizje e pafajshme' në terren.

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës në Tiranë, reagon
Kryeministri Edi Rama 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për zhvendosjen e Kadastrës së Vlorës në Tiranë.

Në në podcastin e tij ‘Flasim’, Rama tha se kjo zhvendosje e një drejtorie vendore në qendër nuk është as e para dhe nuk do të jetë as e fundit.

Ai u shpreh se shërbimet kadastrale sot merren online përmes platformës E-Albania dhe nuk është nevoja për t’u paraqitur fizikisht pranë zyrave.

“Dy fjalë për zhvendosjen e zyrës së Kadastrës së Vlorës në Tiranë. Edhe njëherë tjetër u ngatërrua qëllimisht adresa fizike e zyrës me shërbimin për qytetarët. Agjencia e Kadastrës ka kaluar prej kohësh nga një shërbim primitiv me sportele dhe radhë në një model shërbimesh online. Përmes platformës E-Albania ky model mundëson që shumica e procedurave kadastrale nuk ka nevojë për paraqitje fizike në zyra. Të gjitha aplikohen dhe ndiqen online edhe nga Amerika. E gjithë kjo zhurmë lidhet me një mendësi që duhet përmbysur. Ky nuk është i pari si veprim për zhvendosjen e një drejtorie vendore në qendër dhe nuk është as i fundit. Të tjera drejtori do të zhvendosen”, tha mes të tjerash Rama.

Sipas Ramës, zhurma e krijuar ishte nje perceptim i gabuar dhe informim i mangët, por ndryshe duket kjo 'lëvizje e pafajshme' në terren.

Struktura e Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës e Vlorës është zhvendosur drejt Tiranës, me vendim që mban datën 23 janar 2026, i firmosur nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli.

Ky vendim hyn në fuqi prej datës 1 shkurt, ku Vlora nuk do të ketë më Kadastër.

Mes të transferuarve janë drejtori Albion Koçi dhe 25 punonjës, të cilët prej muajsh punojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrës në Tiranë.

Aktualisht, në Vlorë ndodhen rreth 55 punonjës, të cilët do të duhet të lëvizin në kryeqytet ose nuk do te jene me ne pune. Sipas vendimit, selia e re do të jetë pranë rrugës “Jordan Misja”.

Kujtojmë se Kadastra e Vlorës është një nga institucionet më problematike dhe më e paqëndrueshme në vend që gjithmonë ka pasur ndryshime me drejtuesit e saj.

Kadastra e Vlorës ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të ndërrimeve të shpeshta të drejtuesve. Drejtuesi i fundit, Genc Deromemaj, dha dorëheqjen në nëntor të vitit 2025, vetëm katër muaj pas emërimit. Me këtë vendim, aktiviteti i Kadastrës së Vlorës do të përqendrohet tashmë tërësisht në Tiranë.

 

zhvendosja e kadastrës së vlorës në tiranë reagon rama

4 Komente

  1. R
    Roku

    Per vlonjatet qe e votuan: 1-do lere 55 persona pa pune 2-do spostoje kadastren qe tu marre pronat dhe te mos kene ku te shkojne 3-parate e pronave te vlonjateve shkojne ne tirane Ha ha ha ha ha ha ha ha

    1. M
      Margarit Nilo

      Mos kjo behet se kadastra e vlores nuk i pergjigjet Rames per avancimet e ciftit cifut ne tokat e bregdetit te vloret?

    2. s
      salah

      Ashtu si në Durrës, falsifikimi vazhdon; kadastra origjinale shkatërrohet dhe zëvendësohet me faqe të rreme. Ata kanë qenë shumë budallenj dhe të korruptuar për të punuar për shtetin për 20 vjet.

      1. D
        Dona Durres

        E kane më të lehtë tani për të vjedhur prona,se nuk janë ngopur që mos i gezofshin me soj e sorollop

        Lini një Përgjigje