Me urdhër politik dhe pa vendim të kryeministrit, shërbimi kadastral i Vlorës shkrihet dhe transferohet, duke favorizuar falsifikatorët e tokave në bregdet dhe në Himarë...
Transferimi i Kadastrës së Vlorës në Tiranë nuk përbën riorganizim administrativ, por një lëvizje të dyshimtë për të zhdukur gjurmët e grabitjes së pronave në bregdetin jugor. Vendimi mban vetëm firmën e drejtoreshës Lorena Goxhobelli dhe urdhrin formal të ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari, ndërsa skema dyshohet se është konceptuar nga kryeministri Edi Rama. Në një qark me mbivendosje masive pronash, falsifikime dokumentesh dhe konflikte të shumta mes banorëve dhe investitorëve strategjikë, zhvendosja e dosjeve drejt Tiranës rrezikon të vonojë hetimet dhe të lehtësojë zhdukjen e provave. Rasti kujton skemën e mëparshme të Kadastrës së Durrësit dhe ngre shqetësim serioz për favorizim të grabitësve të pronave publike dhe private.
Në vendimin për transferimin e Kadastrës së Vlorës në Tiranë, drejtoresha e Përgjithshme, Lorena Goxhobelli, kishte vetëm firmën, ndërsa urdhri u dha nga Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, si drejtues i dikasterit që e ka në vartësi.
Edhe urdhri i ministrit “kukull” ka qenë formal, pasi shkrirja e Kadastrës së Vlorës është skemë e Edi Ramës, sepse asnjë drejtor apo ministër nuk ka tagër ligjor të shkrijë dhe transferojë shërbime publike rajonale pa vendim të kryeministrit.
Gjithsesi, administrativisht, ky është shërbimi i parë që Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, u ka bërë hapur falsifikatorëve dhe grabitësve të tokave në bregdet dhe në zonat Vlorë e Himarë.
Kjo krijon dyshime se nuk po bëhet riorganizim kadastral për shërbim efikas ndaj qytetarëve, por transferim fizik i dokumenteve të zeza, me të cilat qeveritarë, deputetë, prokurorë, gjyqtarë, drejtues policie, kryebashkiakë, drejtorë, oligarkë, trafikantë, zyrtarë të kadastrës, tatimeve, doganave dhe të huaj të lidhur me ta kanë grabitur toka, pyje, objekte, plazhe publike dhe private me dokumente false.
Edhe transferimi i Kadastrës së Vlorës në Tiranë, pas ndërrimit të 11 drejtorëve në 12 vite dhe arrestimeve të kryera e hetimeve të vazhdueshme nga SPAK, është e njëjta skemë për zhdukjen e dokumenteve, si ajo e transferimit të dosjeve të Kadastrës së Durrësit në Tiranë, pasi u bënë arrestime drejtorësh dhe shefash.
Dy pyetje që krijojnë dyshime për favorizim të grabitësve dhe zhdukje provash
– Përse u shkri dhe u çua Kadastra e Vlorës në Drejtorinë e Përgjithshme, kur punonjësit ndodhen në Vlorë? Sidomos kur vetëm një vit më parë godinës, zyrave dhe sistemit të shërbimeve të kësaj kadaste iu bë rikonstruksion dhe kompletim zyrash me vlerë rreth 3 milionë euro?
– Përse u transferua në Tiranë shërbimi kadastral i Vlorës, kur në Qarkun e Vlorës ndodhen banorët, pasuritë, Këshilli i Qarkut, Prefektura, bashkitë, arkivat, policia, prokuroritë dhe gjykatat që trajtojnë aplikimet, ankimet dhe denoncimet, sidomos kur ka shumë çështje në proces?
Siç duket, për të evituar përballjet për grabitjen e pasurive, Babloku dhe çeta e tij me qeveritarë dhe grabitës kanë menduar të sorollatin qytetarët nëpër Tiranë, t’i zvarrisin dhe t’i lodhin ata që u janë vjedhur dhe po u vidhen pasuritë.
Në Vlorë, Karaburun, Zvërnec, Llogara, Himarë, Palasë, Dhërmi, Radhimë, Borsh, Nartë, Akërni, Pishë-Poro dhe Orikum ka 30–40 për qind mbivendosje pronash, klasifikime të qëllimshme të tokave si troje dhe anasjelltas, mosrikthim pronash.
Ka mosregjistrim të akteve të marrjes së tokave në pronësi, konflikte mes banorëve autoktonë dhe investitorëve strategjikë që nuk janë banorë të zonës, falsifikime emrash dhe hartash, zhdukje dhe shtim fletësh false në regjistra, leje ndërtimi për subjekte që nuk janë pronarë të tokave etj.
Transferimi i Kadastrës së Vlorës në Tiranë nuk është bërë për t’i zgjidhur këto probleme, por për t’i ngatërruar, vonuar dhe për të mos i zgjidhur, sepse pas kësaj katrahure dhe masakre me pronat qëndrojnë qeveritarë, familjarë dhe të preferuarit e tyre.
Urojmë që në depot e Kadastrës së Përgjithshme, ku do të çohen dosjet e pronave të Vlorës, të mos ndodhë ndonjë “zjarr i befasishëm”. Por do të ishte më e udhës që dosjet e Vlorës, përpara se të shkojnë në Kadastrën e Tiranës, të merren në administrim nga SPAK./Pamfleti
Aman shifi surratin pastaj gjykoji shpirtin. Bythlepires ky minister kellire
Ju vafte shpirti ne ferr! Sa vjet keni qe genjeni Orikumin!
Si ka kurajon me firmos ky i shkreti
Ngrihuni dhe bjeruni ketyre hajduteve ashtu si Selam Labi Salaria mbi pushtuesit italiane me 1920....?
Votojeni perseri Edi Ramen e hajdutet qe e rrethojne....