
Ish-drejtuesi i SPAK shfaqet në një ambient privat, i ulur në tavolinë me persona me precedent penal, duke pirë alkool dhe duke kënduar, mes tyre edhe Andon Pango, i dënuar për mashtrim.
Faqja në Facebook 'Traktet' ka publikuar një video ku shfaqet ish-drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, në një ambient privat, pa badigard dhe pa eskortë, i ulur në tavolinë me persona të njohur në zonë për precedent penal. Në pamje ai shihet duke pirë birrë dhe duke kënduar këngë labçe, mes një shoqërie që, sipas përshkrimit të Traktet, nuk përbëhet nga qytetarë të zakonshëm.
'Traktet' shkruan se mes personave të pranishëm ndodhet edhe Andon Pango, i dënuar për mashtrim. Videoja paraqet një situatë informale, larg çdo standardi që pritet nga një figurë që deri pak kohë më parë drejtonte Prokurorinë e Posaçme.
Sipas të njëjtit burim, kjo dalje publike vjen në një kohë kur Dumani pritej të ushtronte funksionin e tij me veprime konkrete, përfshirë masa ndaj gjyqtares së dënuar Irena Gjoka. Në vend të një qëndrimi institucional në raport me detyrën, pamjet tregojnë një zgjedhje tjetër, festë, këngë dhe shoqëri.
Faqja e fb 'Traktet' rikujton edhe një deklaratë të mëparshme të Dumanit, ku ai shprehej se ëndrra e tij ishte të jetonte si një njeri i thjeshtë. Videoja, sipas faqes, tregon se kjo dëshirë është realizuar, por jo në formën që prisnin qytetarët. Një njeri i thjeshtë, por i ulur mes personave me rekorde penale, jo mes njerëzve që presin drejtësi dhe barazi para ligjit.
Videoja e publikuar tregon një fakt të thjeshtë. Ish-drejtuesi i SPAK shfaqet në një ambient privat, i ulur në tavolinë me persona me precedent penal, duke pirë alkool dhe duke kënduar, mes tyre edhe Andon Pago, i dënuar për mashtrim. Pamjet nuk lënë hapësirë për interpretim tjetër.
Problemi nuk lidhet me jetën personale, por me shoqërinë e zgjedhur dhe kohën kur ndodh kjo dalje. Në të njëjtën periudhë kur pritej veprim ndaj gjyqtares së dënuar Irena Gjoka, Dumani shfaqet i relaksuar, pa asnjë distancë nga njerëz që drejtësia i ka shpallur fajtorë. Kontrasti është i dukshëm dhe flet vetë.
Maloku Daibres me leberit, oh c'vete e lum si ne per keta djem patliote.
Ça janë kto idjotësira që shkruani !!! Jeni bër më keq se spiunat 8 leksh të kphës së xhaxhit që shënonin ça hanin e pinin njërëzit . Altin Dumani në fund të fundit është njeri , si unë dhe si ju , shkon në banjë , ha , pi , dhe nuk ka pretenduar se është homosapiens . Dhe në fund fare ambjent më duket shumë familjar , jashtë vanitetit me verë 30 mijë euro shishja . Dhe me kto biografira për njerës me preçedent për “mashtrim” po kthrni luftën e kllasave.
Futja kot!
Foto e vitit 2016 ambient familiar, nuk ka asnje te denuar , artikulli mashtrim
Familjar i dumanit je ti? Ka qe cke me ate pune. Eshte andon pango????
Pirth o Loni pirth, Ambjent familjar. Ai nuk do kycet ne shtepi, ka qene I ftuar.
Loni, po mos ishe delenxhi dhe spiun, mbase të kishin ftuar dhe ty!!! Po pse o trongull, ai nuk ka jetë normle? Nuk e di kur është bërë foto, po nëse ky Andoni që thua ti është i dënuar , tregon se Dumani i përmbahet plotësisht ligjit: pra, nuk ka ndikuar aspak që një i njohuri i tij ti shmaget drejtësisë!!!
Lat nam Nuk ha e pi ky njeri? Ne shqiperi.or ti nje ne 5 do jet denuar pwe nsonje mashtrim Po u ule me 6 vet e ke brenda Sulmoni cdo njeri qe ben pak sukses
Kjo qe shkruani eshte banalitet.Nuk dini cfar kerkoni.Shkrim ordiner. Gazetaret duhey te distancohen nga disa sharlatane gjobvenes qe se meritojne ket emer.
Mashtrime me interes për padrejtesi.
Poshtersi mediatike
Sic duket, shumica e komentuesve përkrahin e arsyetojnë hajdutet mafioz. Kshtu i bie me qene si populli ashtu edhe udhëheqësit. Nuk ka mundësi, komentuesit nuk jane populli. Jane ca qe, kur u cenohet liria e keqpërdorimeve mafioze, behen super aktiv qe te duken sikur jane shumice. Me e gerditshma ketu eshte tentimi i tyre deshprues qe te arsyetojnë me gjoja tradita e përditshmëri jetese tradicionale.
Kot