Sjelljet dhe dosjet problematike ngrenë pikëpyetje serioze mbi kandidaturën për kreun e Garda e Republikës...
Një funksionar i lartë i sigurisë shtetërore, i përmendur për deklarata përçarëse dhe sjellje të papranueshme për një shtet demokratik, kërkon sërish drejtimin e Gardës së Republikës. Fjalët e përdorura, dokumentet e publikuara dhe standardet kushtetuese e bëjnë këtë kandidaturë të papajtueshme me rolin e një institucioni që duhet të mbrojë çdo qytetar pa dallim.
“E hoqa edhe malokun e fundit”. Këto fjalë i atribuohen Simon Zerecit, në kohën kur ai drejtonte një togë speciale në Gardën e republikës. Kjo fjali nuk është një lapsus. Është një qëndrim.
Një funksionar i sigurisë shtetërore që përdor gjuhë përçarëse, fyese dhe diskriminuese ndaj një komuniteti të tërë nuk përfaqëson Republikën. Ai përfaqëson mendësinë e përjashtimit. Garda e Republikës nuk është pronë e një klani, krahine apo ideologjie. Ajo është institucion kushtetues që mbron shtetin dhe qytetarët, pa dallim origjine, bindjeje apo prejardhjeje.
Termi “malok” nuk është humor. Është përbuzje. Ai shënjestron qytetarë shqiptarë për shkak të origjinës gjeografike. Në një shtet demokratik, kjo gjuhë të përjashton automatikisht nga drejtimi i forcave të sigurisë.
Personi që aspiron të drejtojë Gardën e Republikës duhet të garantojë unitet. Duhet të respektojë çdo qytetar si pjesë të barabartë të Republikës. Duhet të ketë integritet moral dhe profesional. Deklarata të tilla tregojnë të kundërtën.
Dokumentet dhe denoncimet publike flasin për një figurë të shoqëruar me probleme serioze. Media ka raportuar për dosje dhune, shkelje disiplinore dhe lidhje të dyshimta. Këto fakte kërkojnë verifikim institucional, jo riciklim në poste të larta.
Garda e Republikës mbron institucionet kushtetuese. Ajo nuk shërben për të larë hesapet e së shkuarës. Ajo nuk shërben për të imponuar urrejtje apo përçarje. Ajo nuk drejtohet nga njerëz që ndajnë qytetarët në “tanët” dhe “jo tanët”.
Malësorët, si të gjithë shqiptarët e tjerë, janë pjesë e Republikës. Ata kanë derdhur gjak për këtë shtet. Ata paguajnë taksa. Ata votojnë. Ata shërbejnë në ushtri dhe polici. T’i përjashtosh me gjuhë fyese do të thotë të përjashtosh vetë Kushtetutën.
Një shtet që toleron gjuhë raciste në krye të forcave të sigurisë minon themelet e veta. Një qeveri që lejon rikthimin e figurave të tilla mban përgjegjësi politike dhe morale.
Kjo nuk është çështje personale. Është çështje shtetërore. Gardën e Republikës duhet ta drejtojë një njeri që bashkon, jo një njeri që ndan./Pamfleti
nje rracist ndaj shqiptareve, nje plehr i veshur me uniformen shtetit. Me Ed poturen ne krye eshte pjerdhur puna fare. Familja ime me shume partizane e deshmore brenda saj, ketij bandit do ia tregonte vendin mire po ce do qe ka 30 vjet qe shqiperine e qeverrisin tradhtaret.
Pse nuk shkruani kur garda ishte kthyer ne mocale dhe me makinat e gardes merrnit dashnoret dhe i benit xhiro per qytete me ekskorde. Dhe futeshit neper zyra konjak dhe wiski dhe kur dilnit me pantulle poshte. Ky nuk eshte si ju po te shkruaj dhe te tregoj se cfar beni juuu brenda rrethimit te gardes nje here e nje kohe. Ky zoteri qe ju doni ta perlyni me llumin tuaj se ju vet jeni llum ka dhen shpirtin dhe punon nate dite per garden dhe njerzit qe punon ai i jep meriten. pijanecat dhe ordineret nuk meritojne asgje prandaj ju e keni inat se ai nuk eshte si ju dhe ju nuk beheni dot si ai. Si puna e dhelpres dhe rrushit dhe kjo pun.
O dakuo po kur shiste fisheket te poligoni......po kur merrte perqindje per uniformat taktike......po kur e kishin me rradhe ato qe do i paguanin dreken....sesa pi ky u pa se shkoi me barrele per turqi po rri futi nej turshi ti e bej ne diete kap nej lek
E di sa te pazot jeni ju se nuk keni mendere dhe meso te shkruash thuaj shokut pijanec se e di mir kush eshte se harron dhe zinxhirat zberthyer kur del. Bei te fala gruas thuaj. Dhe hani noi tas grosh tani se turshit i keni ne zyre.
O ushtarkak, ca po thue bre?! Duhet te mesosh te shkruash or BOLE USHTARAK. Sic duket je vete RRACIST prandaj po i del zot atij ZURRAQIT. M A L O K , S H P E LL A R.... hahaha...shprehjet e lal Erhajdutit.
Une di te shkruaj shume mire sesa vite kam shkoll une ti nuk i ke moshe. Meso shqipen pastaj shkruaj. E keni ne gen pabesin se ik i lepini menderen atij qe ben zhurren ne brek. Rri qe ne 7 te mengjesit tap. Po ai te pakten ska as gru e as femije nuk di cdo te thot familje. Po ju qe i beni fres qe ne mengjes dhe ne drek ju jep dru. Simon Zereci ju as te maja thonit nuk i arrini dot. Ske as mend e as mendere te merreni me te. Ik futi nje got me shokun po kujdes mos kapeni nga duart mbas gotes se 5.
O moni po aty ishte ai qe po perflet ti pse se hoqe me gramozin ti ke 14 vjet ne garde apo tashi qe tu prish interesi u be burr i keq. Rri urt se ti mund te behesh dhe drejtor por haqet e robve dhe vjedhjet ta garantoj mos sot neser do e hash te gjatin