TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë21 Janar 2026, 15:25

Kush i ka përlarë 122 mijë m2 të RTSH në Xhafzotaj?

Shkruar nga Pamfleti

 Kush i ka përlarë 122 mijë m2 të RTSH në Xhafzotaj?

Vendimi për parkun teknologjik në Xhafzotaj i kalon ministrisë tri parcela të RTSH-së, por dy prej tyre zhduken nga projekti dhe regjistrohen si “toka të pafrytshme”, të gatshme për t’u dhënë privatëve...

Me Vendim nr. 185, datë 27 mars 2024, qeveria i hoqi RTSH-së 262 mijë m² truall në Xhafzotaj për ndërtimin e “Durana Tech Park”. Dokumentet tregojnë se vetëm 140 mijë m² janë përfshirë në projekt, ndërsa 122 mijë m² të tjera janë nxjerrë jashtë tij dhe regjistruar veçmas nga ministria e drejtuar nga Blendi Gonxhe. Klasifikimi i tyre si “toka të pafrytshme” krijon mundësi ligjore për dhënie me qira apo ankand privat, duke ngritur indicie të forta për grabitje të pasurisë shtetërore dhe duke kërkuar verifikim penal nga SPAK.

Një indicie për grabitje të truallit shtetëror fshihet brenda vendimit për ndërtimin e “Durana Tech Park” në Xhafzotaj, i cili ekziston në letra si i ndërtuar dhe në aktivitet, me 75 kompani offshore shqiptare, që nuk paguajnë taksa dhe përdoren për pastrim parash.

Me Vendim nr. 185, datë 27 mars 2024, qeveria i ka hequr Radio Televizionit Shqiptar nga pronësia tri parcela trualli me sipërfaqe totale 262 mijë e 200 m2, të Radio-Stacionit të Antenave në Xhafzotaj, Durrës.

Kush i ka përlarë 122 mijë m2 të RTSH në Xhafzotaj?

Këto sipërfaqe trualli të RTSH-së, me propozim të ministrit Blendi Gonxhe, kryeministri Edi Rama ia kaloi në pronësi Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e drejtuar nga vetë Gonxhe, për ndërtimin e parkut “Durana Tech” në Xhafzotaj.

Në pikën 2 të vendimit të firmosur nga Edi Rama thuhet se parku teknologjik “Durana” do të ndërtohet në 140 mijë e 400 m2 truall të Radio-Stacionit të RTSH-së, si shoqëri me vete, me investim të menaxhuar nga Korporata e Investimeve Shqiptare, e drejtuar nga Elira Kokona.

Sipërfaqja 140 mijë e 400 m2 e caktuar për projektin “Durana Tech Park” figuron me numër pasurie 336, në zonën kadastrale 3852 Durrës, sipas shtrirjes territoriale në hartën e Xhafzotajt.

Por në vendimin e qeverisë për parkun “Durana Tech” në Xhafzotaj, ministrisë së Blendi Gonxhes i kaluan në pronësi edhe dy parcela të tjera: pasuria nr. 338/1 me sipërfaqe 40 mijë e 600 m2 dhe pasuria nr. 318 me sipërfaqe 81 mijë e 200 m2 të Radio-Stacionit të RTSH-së në Xhafzotaj.

Këto dy pasuri, me sipërfaqe totale rreth 122 mijë m2, megjithëse iu kaluan në pronësi ministrisë së Blendi Gonxhes për projektin “Durana Tech Park”, nuk janë përfshirë në projekt, duke lënë vetëm sipërfaqen 140 mijë e 400 m2 për këtë park, ndërtimi i të cilit ende nuk ka nisur.

Dy sipërfaqet prej 122 mijë m2 Blendi Gonxhe i ka lënë jashtë projektit të parkut teknologjik, duke i regjistruar si pasuri më vete të ministrisë, por të deklaruara si “toka të pafrytshme”, ndërkohë që ato janë truall i Radio-Stacionit të RTSH-së.

Sipas klasifikimit ligjor, “toka të pafrytshme” quhen ato sipërfaqe tokash dhe trojesh shtetërore që qeveria ka të drejtë t’i nxjerrë në ankand për t’ia dhënë privatit, me 12 lekë për m2 në vit, për ndërtim resortesh ose çdo lloj biznesi.

Ky fakt duhet të merret nga SPAK si indicie dhe të hetohet, për skemën e heqjes së dy parcelave prej 40 mijë e 600 m2 dhe 81 mijë e 200 m2 pasuri shtetërore nga projekti i parkut “Durana Tech” në Xhafzotaj, të dhëna në pronësi të ministrisë së Blendi Gonxhes.

Duhet hetuar për të zbuluar pse u hoqën këto sipërfaqe nga projekti “Durana Tech Park”, i përcaktuar me Vendim nr. 185, datë 27 mars 2024, të firmosur nga kryeministri Edi Rama.

Pra, çfarë kanë bërë Edi Rama dhe Blendi Gonxhe me këto sipërfaqe shtetërore dhe a i janë dhënë ato ndonjë privati për biznese dhe cilit./Pamfleti

Kush i ka përlarë 122 mijë m2 të RTSH në Xhafzotaj?

Kush i ka përlarë 122 mijë m2 të RTSH në Xhafzotaj? 

Kush i ka përlarë 122 mijë m2 të RTSH në Xhafzotaj?

Kush i ka përlarë 122 mijë m2 të RTSH në Xhafzotaj?



rtsh xhafzotaj

Lini një Përgjigje