TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë14 Janar 2026, 19:34

Nga pronat në 1992, te milionat për të marrë vulën e PD dhe pastruar imazhin; SPAK hap tjetër kapitull për Berishën

Shkruar nga Pamfleti
Nga pronat në 1992, te milionat për të marrë vulën e PD
SPAK verifikim pasuror Berishës

SPAK fut në skaner pasuritë dhe shpenzimet e Berishës gjatë 35 viteve në politikë...

Teksa shumë demokratë presin që PD të rrëzojë qeverinë, në fakt opozitën në vend ka filluar ta bëjë SPAK.

Prej 30 vitesh Edi Rama dhe Sali Berisha po mbajnë peng vendin dhe lëvizjet e ditëve të fundit po dëshmojnë se SPAK (ndoshta dhe ata që qëndrojnë pas), po punojnë fort për ta pastruar një herë e mirë vendin nga kjo kastë e korruptuar.

Teksa Ramës po i shembet toka nën këmbë me aferat që po dalin përditë, SPAK ka vendosur të hedhë një hap tjetër ndaj Sali Berishës, i cili duket se deri diku i mbijetoi dosjes “Partizani”: Nuk hyri në burg, doli nga arresti shtëpiak, teksa gjyqi mund të zgjasë me vite. Dhe Berisha po jep sinjale se do të qëndrojë në krye të PD deri në fund të jetës.

Për këtë arsye, SPAK ka shkuar te ajo që i dhemb më shumë Berishës, apo dhe shumë pushtetarëve të tjerë: Pasuria. SPAK ka nisur një hetim pasuror ndaj ish-kryeministrit dhe sinjalet janë se po skanohet që nga viti 1992 e deri më sot.

Nga pronat në 1992, te milionat për të marrë vulën e PD
Pretendimet e SPAK

Pak ditë më parë u bë me dije se SPAK ka ngritur dyshime mbi privatizimin e banesës në vitin 1992, kohë kur Berisha ishte president. Në dosjen e akuzës thuhet se pasi ai u zgjodh President i Republikës në vitin 1992 dhe qëndroi në detyrë deri në vitin 1997, shtetasit Malltezi, kanë nisur investime për përfitim të të drejtave mbi pasuri të paluajtshme. Më saktë, SPAK pretendon se pas zgjedhjes së Sali Berishës si President i Republikës, vajza e tij, Argita Berisha (Malltezi), dhe bashkëshorti Jamarbër Malltezi, shfaqën “synime pasurore” duke privatizuar apartamentin ku jetonte familja.

Ndërkohë dy ditët e fundit kanë shkuar në SPAK Belind Këlliçi dhe Indrit Hoxha, të cilët janë pyetur mbi Kuvendin që mbajti Berisha në vitin 2021, pas të cilit i mori partinë Bashës. Në atë Kuvend janë shpenzuar mbi 1 milionë euro dhe SPAK po heton se kush e ka financuar.  

Por sipas burimeve, SPAK nuk do të ndalet vetëm aty. Të njëjtës dosje pritet t’i bashkohen hetimet që kanë nisur për lobimet në SHBA.

Në prill 2025 SPAK ka nisur verifikimet mbi kontratën 6 mln dollarë të lobimit të PD. Partia e Berishës ka lidhur një kontratë lobimi me “Continental” për 2 vite, me një parapagesë 750 mijë dollarë.

SPAK ka marrë nga PD kontratën e lobimit dhe janë duke u kryer verifikime. Po ashtu me shumë gjasë do të verifikohet edhe kontratat me LaCivita mbi drejtimin e fushatës së PD në zgjedhjet e majit. Pra duket se SPAK ka hapur një kapitull të ri për Berishën dhe ish-kryeministri e ka ditur prej kohësh, prandaj nuk pranon largimin nga politika. /Pamfleti

 

berisha dosje spak

1 Komente

    Lini një Përgjigje