TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë23 Janar 2026, 11:21

Edi Rama përgatit dhurimin e 10% të “Air Albania” për t’i dhënë shumicën Sinan Idrizit

Shkruar nga Pamfleti
Edi Rama përgatit dhurimin e 10% të “Air Albania” për
Edi Rama dhe Sinan Idrizi /

Qeveria i hoqi “Albcontrol”-it 10 për qind të aksioneve dhe ia kaloi Ministrisë së Ekonomisë, pa asnjë raport shoqërues, duke hapur rrugën për privatizim në favor të kompanisë “MDN INVESTIMENT”...

Me Vendim nr. 15, datë 15 janar 2026, kryeministri Edi Rama transferoi 10 për qind të aksioneve shtetërore të “Air Albania” nga “Albcontrol” te Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit. Vendimi nuk shoqërohet me asnjë analizë ekonomike apo relacion zyrtar. Informacionet tregojnë se lëvizja synon t’i kalojë këto aksione kompanisë “MDN INVESTIMENT” të Sinan Idrizit, për ta bërë atë aksioner shumicë, pavarësisht borxheve rreth 100 milionë euro dhe hetimeve që rëndojnë mbi shoqërinë ajrore. Transferimi krijon indicie për një tjetër pazar privatizimi në dëm të interesit publik.

Një vendim qeverie, i firmosur një javë më parë nga kryeministri Edi Rama, për transferimin e aksioneve të kompanisë “Air Albania”, si dhe informacionet e siguruara nga “Pamfleti”, krijojnë dyshime për një aferë tjetër në favor të mikut dhe sekserit të tij, Sinan Idrizi.

Fakti është ky: më 15 janar 2026, me Vendim nr. 15, kryeministri Edi Rama i hoqi kompanisë shtetërore “Albcontrol” pjesën prej 10 për qind të aksioneve në shoqërinë “Air Albania” dhe ia kaloi në pronësi dhe administrim Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

Nuk ka asnjë sqarim apo raport ekonomik zyrtar për Qendrën Kombëtare të Biznesit, si dhe asnjë relacion shoqërues në vendimin e qeverisë, për arsyen pse Edi Rama transferoi aksionet shtetërore prej 10 për qind që Albcontrol zotëronte në “Air Albania” te Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Por ka informacione se kjo lëvizje është pjesë e një pazari tjetër, me synim dhurimin e këtyre aksioneve shtetërore kompanisë “MDN INVESTIMENT” sh.p.k., në pronësi të Sinan Idrizit, për ta bërë atë aksioner shumicë me 59 për qind, ndërkohë që prej shtatë vitesh zotëron 49 për qind të aksioneve në shoqërinë “Air Albania”.

Edi Rama përgatit dhurimin e 10% të “Air Albania” për

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit nuk ka asnjë interes real për të marrë barrën e ortakërisë në shoqërinë “Air Albania”, e cila rezulton e falimentuar prej një viti. Sipas informacioneve, ministrja Delina Ibrahimaj ka vepruar me urdhër të Edi Ramës për të propozuar kalimin e aksioneve.

“Air Albania” ka rreth 100 milionë euro borxhe për qira dhe servise avionësh, taksa, tarifa dhe karburant në Rinas dhe në aeroporte të huaja ku operonte, paga punonjësish dhe shërbime cateringu, për të cilat ndodhet në procese gjyqësore ndërkombëtare dhe nën hetim nga SPAK.

Pas transferimit formal të aksioneve, kryeministri Edi Rama, përmes ministres Delina Ibrahimaj, dyshohet se ka menduar të realizojë aferën e radhës, duke ia kaluar 10 për qind të aksioneve shtetërore kompanisë “MDN INVESTIMENT” sh.p.k. të Sinan Idrizit.

Sipas informacioneve, kjo aferë në favor të mikut dhe sekserit të Bablokut pritet të realizohet përmes dy skemave:

Dhënia falas e aksioneve, me justifikimin e marrjes përsipër nga Sinan Idrizi të një pjese të borxhit, rreth 10 milionë euro, për 10 për qind të aksioneve të kompanisë së çarterit të Bablokut.

Shitja e aksioneve për një vlerë simbolike, ose dhurimi i tyre, duke e konsideruar pjesëmarrjen e shtetit në shoqërinë “Air Albania” si “pa leverdi”, me arsyetimin se kompania është e falimentuar.

Ligjërisht, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe “Albcontrol”, nuk kanë kompetencë për shitjen apo dhurimin e aksioneve publike. Për këtë arsye, Edi Rama i transferoi ato në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, pasi kjo ministri administron aksionet dhe asetet publike dhe është e vetmja autoritet që mund të kryejë privatizime.

Nuk është rastësi që Edi Rama e ka firmosur këtë vendim dy muaj pasi kompania ortake “Turkish Airlines” deklaroi shitjen e 49 për qind të aksioneve që zotëronte në shoqërinë “Air Albania”, si dhe një muaj pas pezullimit pa afat që Autoriteti i Aviacionit Civil i vendosi aktivitetit të kësaj kompanie./Pamfleti

 

sinan idrizi edi rama air albania

3 Komente

  1. O
    Opionisti

    Per muajo avionidhe linje ne private dhe shteterorwme dhe ndertimi pallate

    1. S
      Stjuardesa

      Akoma me Sinan mashtruesin do vazhdoje kompania? Shpresonim jo po ky do na fundosi me keq

      1. A
        Adem

        Po kujt duhet tja japi sipas jush? Bejeni nje propozim.

        Lini një Përgjigje