TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Shkurt 2026, 10:30

Rama zbulon arsyet e vizitës në Izrael: Nder për Shqipërinë, siguruam bashkëpunime ekonomike

Shkruar nga Pamfleti
Rama zbulon arsyet e vizitës në Izrael: Nder për
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij "Flasim" ka shpjeguar arsyet e vizitës së tij në Izrael, ku ishte i ftuar nderi në seancën plenare të Parlamentit izraelit, Knesset.

Ai e cilësoi këtë një ftesë  të rrallë me një peshë të jashtëzakonshme politike dhe historike, ku theksoi se kjo vizitë është një vlerësim i madh për Shqipërinë.

“Këtë javë isha në Izrael i ftuar nderi në seancën plenare të Parlamentit të Izraelit, Knesset, një nder që bëhet rrallë dhe që mbart një peshë të jashtëzakonshme politike dhe historike, në këndvështrimin e ligjvënësve të atij vendi.  Në Jeruzalem, ishte Shqipëria që u vendos në piedestalin e respektit dhe përtej emocionit të madh personal, akoma edhe më i fortë ishte një emocion kombëtar, sepse ajo ftesë ishte një vlerësim i madh për Shqipërinë, për historinë e saj dhe për mënyrën se si gjyshërit tanë ditën të sillen kur historia vuri në provë njerëzimin dhe për natyrisht atë që Shqipëria është sot në arenën ndërkombëtare.”, tha Rama.

Gjatë vizitës në Izrael, Rama njoftoi themelimin e Dhomës së Tregtisë Shqiptaro-Izraelite, e cilësuar si një hap konkret drejt forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe hapjes së rrugëve të reja për të ardhmen e përbashkët.

“Në Izrael, ne hodhëm edhe një hap konkret drejt së ardhmes me themelimin e Dhomës së Tregtisë Shqiptaro-Izraelite, një instrument i ri bashkëpunimi që hap rrugë të reja për të ardhmen e përbashkët.”, tha ai.

Sipas Ramës, Izraeli përbën një referencë të rëndësishme për Shqipërinë për shkak të zhvillimit, ekspertizës dhe arritjeve në fusha si teknologjia, bujqësia dhe siguria.

“Kjo vizitë në thellësinë e vet kishte një përmbajtje të atillë që i shërben, jo vetëm arsyeve pse u bë, por i shërben edhe të nesërmes, si një gur themeli për të ecur së bashku si një rrugë, ku ka plot arsye të paktën për ne nga ana jonë që t’i referohemi Izraelit, si një vend me zhvillim të jashtëzakonshëm, si një vend me ekspertizë të jashtëzakonshme, si një vend me realitete të jashtëzakonshme në fushën e teknologjisë, në fushën e bujqësisë, në fushën e sigurisë padiskutim dhe për të gjitha këto arsye unë jam vërtet krenar për atë që u bë në javën që lamë pas.”, u shpreh Rama. 

2 Komente

  1. R
    Roku

    Perse duhet ta kemi per nder? Ata kane bujtur tek ne, ata i kemi ndihmuar, atyre u kemi dhene koncesione pa fund (per hatrin e Rames). Ke perdorur fjalen "i jashtezakonshem" shume here po une shikoj vetem nje lamash qe kerkon strehim politik ne kasollen e nje krimineli qe eshte neper gjyqe edhe ne vendin e tin..

    1. H
      Halil Palushi

      Rruga e Përbashkët e Edi Ramës me IZRAELIN . Është Rruga e " Krimit Kundër Njerëzimit " Me Urdhër Arresti Të Shpallur nga Gjykata Penale Ndërkombtare e Hagës.. Injoranca dhe Idjotsia kujtojnë se do të Shpëtojnë .!!

      Lini një Përgjigje