
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, ka reagaur ashpër lidhur me bllokimin e aksit Librazhd-Prrenjas, si pasojë e rrënies së gurëve.
Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, duke theksuar se kjo vjen si pasojë e mosmirëmbajtjes dhe korrupsionit.
"Është e turpshme që në vitin 2026 një aks kombëtar si Librazhd – Përrenjas të bllokohet totalisht për orë të tëra. Jo nga ndonjë fatkeqësi e jashtëzakonshme. Por nga mungesa e mirëmbajtjes.
Nga neglizhenca. Nga korrupsioni. Për më shumë se dy orë, e gjithë juglindja u la e izoluar, sikur të mos ishte pjesë e këtij vendi. Qytetarë të bllokuar në rrugë. Ambulanca në pritje. Biznese të paralizuara. Familje të rrezikuara.
Kjo është pasqyra reale e keqqeverisjes. Kur fondet vidhen dhe propaganda bëhet prioritet, rrugët shemben dhe shteti zhduket. Shteti nuk matet me fasada e postime.
Matet me rrugë që funksionojnë. Me siguri. Me përgjegjësi. Shqiptarët nuk meritojnë izolim. Meritojnë një qeveri që punon", shkruan Salianji në reagim.
o Salianj, po shembje dhe rreshqitje toke nga moti kane cdo vend te botess por asnje vend ne bote nuk shan presidentin dhe kryeministrin. pO FATKEQESITE NATYRORE ISHKAKTOKA Edi Rama. Qenke fare i indoktrinuar dhe me keq se non gratta. e Kush ne Itali shan Melonin se ka rreshqitje dheu, pervecse perveshin krahet dhe perpiqen te rregullojne gjendjen. Jeni bere kokrra mashtruesish. Nuk merrni pushtet keshtu dhe po keshtu nuk ju do populli .