TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Shkurt 2026, 22:24

Protesta e PD më 10 shkurt, deputeti Balliu: Do të jetë më e fortë dhe më e përshkallëzuar!

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e PD më 10 shkurt, deputeti Balliu: Do të jetë më e

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka folur për protestën e radhës kombëtare të opozitës, e cila do të mbahet më 10 shkurt.

Ai ka paralajmëruar një përshkallëzim të aksionit opozitar. Sipas Balliut, protesta do të jetë më e fortë dhe më e vendosur se ajo e mëparshmja, me pjesëmarrje masive dhe përballje më të drejtpërdrejtë me institucionet.

“Protesta do të jetë më e fortë se sa ishte herën e fundit. Më e përshkallëzuar, me më shumë përballje dhe deputetët duhet të jenë në krye, sepse do t’u dalin garantë qytetarëve që do të marrin pjesë”, u shpreh deputeti për “A2 CNN”.

Balliu theksoi se qëllimi i protestës është të ushtrohet presion maksimal ndaj qeverisë për të reflektuar mbi kërkesat e opozitës dhe për t’i dhënë fund, sipas tij, abuzimeve dhe keqqeverisjes.

Ai bën thirrje për mobilizim të gjerë qytetar, duke e cilësuar protestën si një moment vendimtar për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.

Lini një Përgjigje