TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shkurt 2026, 08:50

Gjyqtarët kërkojnë rritje page, Rama nis sulmin dhe paralajmëron Kushtetuesen: Logjikë që le për të dëshiruar

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqtarët kërkojnë rritje page, Rama nis sulmin dhe
Edi Rama

Tani, po ta dëgjosh atë regjistrim të publikuar nga Gjykata Kushtetuese, realisht ndihesh në vështirësi të madhe, duke menduar që këta janë njerëzit që gjykojnë dhe japin drejtësi, filli i logjikës së atyre që u ballafaquan me Gjykatën Kushtetuese, lë tejet për të dëshiruar...

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një sulm nga gjyqësorit, referuar kërkesës në Kushtetuese të dy shoqatave të gjyqtarëve, për rritjen e pagave.

Në një video-mesazh në rrjetet sociale, Rama ngre pyetjen se si mund t’ia rrisin pagat vetes gjykatësit nga 2000 e nga 3000 Euro në muaj!

Rama shprehet se pagat e gjykatësve sot janë të njëjta me pagat e gjykatësve në Greqi dhe dyfish më të larta se në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Në video-mesazhin e tij, Rama ironizon ata që iu drejtuan Kushtetueses, duke theksuar se filli i logjikës së atyre që kërkojnë rritje pagash lë tejet për të dëshiruar. Rama u shpreh se përmes kësaj kërkese të re për rritjen e pagave, kostoja në buxhetin e shtetit, është plot 37 milionë euro, ndërsa shtoi se sikundër po tregon koha “gjyqtarë e prokurorë na janë kthyer në vetë zot dhe vetë shkop”.

Një paralajmërim, Kryeministri e ka pasur edhe për Gjykatën Kushtetuese, për të cilën tha se uronte që mos të miratonte një kërkesë të tillë, pasi në të kundërt do të detyronte Qeverinë dhe mazhorancën që të gjente ilaçe të tjera.

Gjykata Kushtetuese publikoi përpara ditësh regjistrimin e seancës ku gjykatësit, dy shoqata gjykatësish, edhe ata me probleme ligjore të paregjistruara, gjithsesi, kërkuan nga Gjykata Kushtetuese, që t’iu rrisë pagat.

Tani, po ta dëgjosh atë regjistrim të publikuar nga Gjykata Kushtetuese, realisht ndihesh në vështirësi të madhe, duke menduar që këta janë njerëzit që gjykojnë dhe japin drejtësi, filli i logjikës së atyre që u ballafaquan me Gjykatën Kushtetuese, lë tejet për të dëshiruar.

Nuk është çështje personash, por ja si flet njëri, unë jam gjykatës karriere, kuptoj nga politika, jeta shoqërore, nga të gjitha. Nga ana e kryeministrit u anatemua, u anatemua ideja që këta njerëz mund të përdorin fuqinë e tyre për të shkelur mbi dy pushtetet e tjera.

Mendova këtë, që edhe ne të zgjuar jemi. E kam bërë kërkesën personalisht. Ky i thotë gjykatës, thashë ta bëjmë tinëz këtë punë, qeveria e kishte mendjen te zgjedhjet jo te ne, t’i merrnim shqiptarëve nga taksat, 37 milionë euro të tjera. Gjyqi është gjyq në fund të fundit thotë, se nëse të tjerët janë dhe nuk janë, ne të tjerët që jemi në shumë punë të tjera, gjykatësit janë vet zot dhe vet shkop. Jemi koshientë thotë për nivelin e pushtetit ekzekutiv, të demokracisë.

Po për çfarë niveli të demokracisë bën gjyqtari me ironi. Dua ta dinë të gjithë se e vërteta është që në Shqipëri, pagat e gjykatësve sot, janë të njëjta me pagat e gjykatësve në Greqi, vendi BE, dyfish se pagat e gjykatësve në Maqedoni dhe Malin e Zi”, shprehet Kryeministri.

Në vijim, ai theksoi se rritja e pagave, duke i ngjitur gjyqtarët e prokurorët në piramidën e strukturës së pagave të vendit, të cilat i konsideroi si “super-pagesa”.

“Çfarë kërkojnë gjykatësit është rreth 1800 euro rritje për gjykatësit e shkallës së parë, 2000 mijë euro rritje për gjykatësit e apelit, 3000 euro rritje për gjykatësit e SPAK-ut, BKH etj.

SPAK nuk i është bashkuar kësaj iniciative absurde dhe meriton respekt. Gjykatësit duan të imponohen mbi Parlamentin, mbi qeverinë, mbi dy pushtetet e tjera dhe duan të marrin rroga sipas mendimit të tyre. Ndërkohë që një tjetër thotë pse nuk e ke parasysh që ne bëjmë dhe lekë”, theksoi Rama.

Referuar kërkesave të depozituara në Kushtetuese nga shoqatat e gjyqtarëve, Kryeministri ka paraqitur pasazhe, që i konsideron si çudira shumë të mëdha.

Nëse të tjerët janë dhe s’janë ne që votohemi apo tjerët janë në punë të tjera ku performojnë, gjykatësit janë vetë zot vetë shkop.

Dua ta dinë të gjithë se e vërteta është që në Shqipëri pagat e gjykatësve sot janë të njëjta me pagat e gjykatësve në Greqi. Janë dyfish më të larta sesa pagat e gjykatësve në Maqedoni dhe Malin e Zi.

Në 2016 ku ne zgjodhëm një sistem reference që ishte bazuar për tu dhënë gjyaktësve paga më të larta dhe në këtë mënyrë i ngritëm mbi presidentin, deputetët dhe të gjithë tjerët për tu dhënë një sinjal të fortë të vullnetit për të pasur jo vetëm një drejtësi të pavarur, duke patur paga super, ky thotë ta bëjmë përgjithmonë.

Ne fitojmë dhe i sjellim buxhetit të shtetit para, nga ato para thotë të na rritet paga. Kjo është një çudi e madhe. Për të treguar se diferenca 37 milionë euro plus ngan pagat, mbulohet nga ajo që i kthejmë ne buxhetit të shtetit. Nuk është ndonjë dëm thotë.

Sipas këtij zotërisë, edhe tatimoret që i sjellin shumë të ardhura buxhetit pse mos t’i kenë pagat më shumë se të tjerët, po edhe policia pse mos i marrë gjithë gjobat për vete, po mësuesit që nuk i sjellin të ardhura të drejpërdrejta buxhetit, po pensionistët si i bëhet.

37 milionë i doni ju për t’i çuar pagat në stratosferë ndërkohë që këtu ka plot njerëz të tjerë që kontribuojnë që nuk prodhojnë të ardhura nga gjoba por prodhojnë të tjera gjëra në të mirë të shoqërisë, po atyre si do u rritet paga.

Uroj që Gjykata Kushtetuese të mos i lërë këtë njollë turpi të madhe shoqërisë dhe të mos na bëj për ilaçe të tjera”, tha Rama. /Pamfleti/

 

rama gjyqtare paga paralajmerime

2 Komente

  1. .
    .

    Po ik o vemje, pirdhu se s’ja hedh dot me njeriu! Mut muti

    1. P
      Pak nga të gjitha

      Pse bën ham ham kot . Dërgo ligjin në parlament për pagagat e gjygjsorit në qoftë se ka nevojë ndërhyni në kushtetutë pasi nuk e kuptoj çfarë lidhje ka kushtetuta me pagat e punonjsve të drejtsisë

      Lini një Përgjigje