TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Qershor 2026, 12:16

Reforma Territoriale, Boçi kryebashkiakëve: Mos na kurseni problemet, nuk jemi këtu për lavde

Shkruar nga Pamfleti
Reforma Territoriale, Boçi kryebashkiakëve: Mos na kurseni
Reforma Territoriale

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale u mblodh këtë të mërkurë në një seancë dëgjimore me kryetarët e bashkive të qarqeve Dibër, Vlorë dhe Tiranë, në kuadër të shqyrtimit të ecurisë dhe efekteve të reformës administrative-territoriale.

Dëgjesa nisi me përfaqësuesit e qarkut të Dibrës, ku morën pjesë kryetarët e bashkive Dibër, Bulqizë, Mat dhe Klos.

Gjatë fjalës së tij, bashkëkryetari i komisionit nga opozita, Luçiano Boçi, u kërkoi drejtuesve vendorë të fokusohen te problematikat dhe vështirësitë e hasura në terren, duke theksuar se qëllimi i komisionit nuk është të dëgjojë vlerësime pozitive për reformën.

“Nuk jemi këtu për të dëgjuar lavde administrative, na i kurseni ato. Nuk jemi këtu për punë dëshire!”, u shpreh Boçi.

Ai theksoi se vetë ngritja e komisionit tregon se ka nevojë për rishikim të reformës dhe për evidentimin e problematikave që kanë dalë pas zbatimit të saj.

“Të jeni të bindur. Jemi në reformë se gjërat nuk shkojnë. Nuk jemi këtu për të thënë që sa bukur e kemi bërë në 2014-ën, në raport me 2005-ën. Fare! Ne duam problematikat që keni ju post 2014-ës dhe 2015-ës”, deklaroi Boçi.

Komisioni pritet të zhvillojë dëgjesa edhe me përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor, me synim evidentimin e problematikave dhe propozimin e ndryshimeve të mundshme në hartën administrative-territoriale.

Lini një Përgjigje