TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Qershor 2026, 10:59

Humbi të atin, Berisha i shkon për ngushëllim Ilir Metës

Shkruar nga Pamfleti
Humbi të atin, Berisha i shkon për ngushëllim Ilir Metës
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka shkuar për ngushëllim ish-presidentit, Ilir Meta për humbjen e babait të tij.

Prej mëngjesit të sotëm, Ilir Meta është shoqëruar nga Policia e Burgjeve në ambientet e një hoteli në bulevard, ku po pret ngushëllimet e miqve e dashamirësve për humbjen e të atit.

Një ditë më parë nën masa të rrepta sigurie kreu i PL-së shkoi në fshatin Çepan ku iu dha lamtumira e fundit babait të tij.

Humbi të atin, Berisha i shkon për ngushëllim Ilir Metës

Meta ka mbërritur në ambientet ku do të mbahen pritjet për ngushëllime, ku ka leje për të qëndruar 12 orë.

Ai është i shoqëruar nga policia, nën masa të rrepta sigurie. Rexhep Meta, babai i Ilir Metës, u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare.

berisha i shkon për ngushëllim ilir metës

1 Komente

  1. T
    Tony

    Me vjen keq per cdo njeri qe vdes se jeten vetem nje here e jeton cdo njeri. Por kur shoh kete qelbesire qe vuan e te vuaje sa e sa me shume, qe kur te ndordhe te kuptoje se sa vuajtje makabre i shkaktoi nje populli te tere.

    Lini një Përgjigje