TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2026, 19:07

Tifozët Kuqezi bojkotojnë ndeshjen e Kombëtares, i bashkohen protestës para Kryeministrisë

Shkruar nga Pamfleti
Tifozët Kuqezi bojkotojnë ndeshjen e Kombëtares, i bashkohen
Tifozët Kuqezi bojkotojnë ndeshjen e Kombëtares

Protesta para Kryeministrisë ka marrë sot edhe mbështetjen e një prej grupeve më të njohura të tifozërisë shqiptare. Tifogrupi "Tifozët Kuqezi" ka vendosur të bojkotojë ndeshjen miqësore të Kombëtares shqiptare ndaj Luksemburgut, duke iu bashkuar tubimit qytetar që po zhvillohet në Tiranë.

Lajmi është konfirmuar gjatë protestës, ku anëtarë të grupimit janë parë mes qytetarëve të mbledhur para selisë së qeverisë. Vendimi i tyre vjen në një moment kur protesta ka hyrë në ditën e shtatë dhe po shënon një nga pjesëmarrjet më të larta që prej nisjes së saj.

Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë në orën 20:00 për t’u përballur me Luksemburgun në testin e dytë miqësor të trajnerit Maran, pas humbjes në ndeshjen e mëparshme ndaj Izraelit.

Në kampin kuqezi, lajmi pozitiv është rikthimi i sulmuesit Myrto Uzuni, i cili është rikuperuar plotësisht dhe është bashkuar me skuadrën. Ndërkohë, Anis Mehmeti mungon për shkak të një gjendjeje gripale dhe nuk do të jetë në dispozicion për sfidën e sotme.

Pjesa tjetër e grupit është në gjendje optimale dhe e gatshme për ndeshjen, por vëmendja e një pjese të tifozërisë shqiptare duket se është zhvendosur nga stadiumi drejt protestës para Kryeministrisë, ku vijojnë thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

 

Lini një Përgjigje