Në aktivitetin e organizuar për 35-vjetorin e themelimit të degës së Partisë Socialiste në Tiranë, Edi Rama i kushtoi një pjesë të veçantë fjalës së tij Gramoz Ruçit, duke e cilësuar si figurën kryesore të sistemit të patronazhimit që, sipas tij, ka ndikuar në fitoret elektorale të socialistëve.
Kryeministri falënderoi anëtarët dhe drejtuesit e partisë që kanë kontribuar ndër vite në organizimin dhe forcimin e strukturave të PS-së. Ai vlerësoi veçanërisht rolin e patronazhistëve, të cilët i konsideroi një nga faktorët kryesorë të rezultateve zgjedhore të partisë.
Duke marrë shkas nga fjalimi i Gramoz Ruçit, Rama bëri edhe krahasime me Partinë Demokratike. Sipas tij, socialistët kanë ditur të përshtaten me kohën dhe të ndërtojnë një organizim të qëndrueshëm politik, ndërsa kundërshtarët vazhdojnë të mbeten të lidhur me të kaluarën.
Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe te çështja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Ai tha se, pavarësisht perceptimeve për padrejtësi në lidhje me paraburgimin e tij, Partia Socialiste nuk kërkon ndërhyrje apo lirimin e tij, duke e konsideruar këtë një proces që i takon drejtësisë.
Gjatë ceremonisë, Partia Socialiste nderoi me medalje disa prej figurave të saj për kontributin e dhënë ndër vite në jetën politike dhe organizative të forcës politike.
Eshte momenti qe keta te vjetrit i duhen Rames per dordolece, si ato dordolecet qe vendosen ne mes te parceles se grurit per te trembur shpendet qe vene ta dentojne. Sidomos Ruci, i vlen shume me ate seriozitetin e tij te math. Por jo se ai eshte shume serioz, por mendon dhe numuron resortet e ngitura me "rrogen " e tij ne PS, Fillon me hotelin ne ujin e ftote Tepelene dhe perfundon me kompleksin madheshtor Saranda Internacional prane kanalit te Cukes ne Sarande. Kjo gje i mban unike keta themelusit, degjenerusit dhe shkaterrusit e PS .