TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Qershor 2026, 20:09

Rama kërkon të qetësojë të vetët: Çdo socialist ka 1001 arsye të thotë ‘të dhjefsha partinë’, por PS s'është për qoka

Shkruar nga Pamfleti
Rama kërkon të qetësojë të vetët: Çdo
Edi Rama

Kryeministri Rama u ka bërë thirrje socialistëve që të mos e përdorin kontributin e tyre në Parti Socialiste për të kërkuar favore personale apo përfitime për familjarët, duke theksuar se angazhimi politik nuk duhet të shndërrohet në mjet për interesa individuale.

Gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin për 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste në Tiranë, Rama kritikoi hapur ata që kërkojnë shpërblime apo ndërhyrje në emër të punës së bërë për partinë.

“Një gjë dua t’ju them të gjithë atyre socialistëve që në emër të punës që bëjnë, kërkojnë favore, që për atë që kanë bërë, partia duhet t’u rregullojë dhëndrin në punë. Cili hero i Luftës Nacionalçlirimtare do ta kërkonte këtë favor në emër të gjakut të tij?”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se përdorimi i kontributit politik për përfitime familjare përbën një sjellje që bie ndesh me vlerat mbi të cilat është ndërtuar forca politike që ai drejton.

“Çdo hero e dëshmor që është atje te varrezat, çdo pensionist veteran që sot është në botën tjetër, ndihet i poshtëruar nga përdorimi i kontributit për të rregulluar dhëndrin”, u shpreh ai.

Në një përpjekje për të adresuar pakënaqësitë brenda radhëve socialiste, Edi Rama deklaroi se çdo socialist mund të ketë arsye për t'u ankuar ndaj partisë, por theksoi se PS nuk duhet të përdoret për "qoka" apo për sistemimin e të afërmve në administratë.

“Kush është socialist ka 1001 arsye që të thotë ‘të dhjefsha partinë’, por ka një arsye të madhe për të qenë krenar, sepse në atë listë është PS si kontributore”, deklaroi Rama.

Sipas tij, Partia Socialiste mbetet një nga kontribuueset kryesore në çështjen kombëtare dhe në proceset më të rëndësishme të zhvillimit të vendit, duke e cilësuar këtë si një arsye të mjaftueshme për krenari për çdo anëtar dhe mbështetës të saj.

2 Komente

  1. 2
    2ert

    Poshte KRMAT politike! Ikni qelbesira perfitues e hajdute

    1. E
      EDI

      KUR JE KAQ PA TURP , TE TJERET MBETEN PA FJAL QOKA VJEDHJE BABEZI PROSTITUTA TRADHETI SHKURT DUHEN CUAR NE LITAR RAMA E QEVERIA VLLAI I MINISTRIT FERID HOXHA I MORI LEKET E AKSHIT QOKA E FUNDIT

      Lini një Përgjigje