TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Qershor 2026, 19:25

Rama sulmon kundërshtarët: As partitë e reja dhe as ‘honxho bonxhot’ nuk e kanë atë që ka PS

Shkruar nga Pamfleti

Rama sulmon kundërshtarët: As partitë e reja dhe as ‘honxho

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kundërshtarët politikë gjatë një takimi me strukturat e Partisë Socialiste, duke deklaruar se as partitë e reja dhe as ata që i cilësoi si “honxho bonxho” nuk kanë atë që, sipas tij, e dallon PS-në nga çdo forcë tjetër politike në vend.

“Asnjë parti tjetër e krijuar në Shqipëri, lëre ata ‘honxho bonxhot’, që medemek janë akoma kundërshtarët tanë, por as partitë e reja nuk e kanë dot atë që ka PS në ADN-në e vet”, u shpreh Rama.

Rama theksoi se një nga arsyet kryesore të sukseseve elektorale të socialistëve është aftësia për t’u hapur ndaj qytetarëve, një tipar që, sipas tij, e shoqëron Partinë Socialiste që prej themelimit të saj.

“Një nga arsyet e fitores së PS është aftësia për t’u hapur dhe aftësia për t’u hapur buron në kohë. Është një nga ato shënimet në ADN-në e PS, qysh nga momenti i lindjes së saj”, deklaroi ai ndër të tjera.

Gjatë fjalës së tij në 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste në Tiranë, Rama u ndal te puna e patronazhistëve, të cilët i konsideroi një element kyç në ruajtjen e lidhjes së partisë me qytetarët.

“Unë e çmoj punën e të gjithëve, por mbi të gjitha e çmoj punën e patronazhistëve. Patronazhistët janë anëtarët e kësaj familjeje që me punën e tyre derë më derë dhe me kontaktet e tyre me njerëzit që kanë në patronazh, garantojnë pikërisht atë që u kërkua sot nga të gjithë: mos humbni lidhjet me njerëzit”, u shpreh Rama.

 

Lini një Përgjigje