TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Qershor 2026, 20:52

Nga Maqo Lakrori, te Ylli Bufi, Mejdani, Dokle, Leskaj, Baraj dhe Ulqini, Rama rikthen në skenë “xhaketat e vjetra” të PS

Shkruar nga Pamfleti
Nga Maqo Lakrori, te Ylli Bufi, Mejdani, Dokle, Leskaj, Baraj dhe Ulqini, Rama
Aktiviteti te Pallati i Kongresve

Teksa situata në PS ka filluar të trazohet dhe qytetarët janë ngritur kundër qeverisë, Rama nxjerr në skenë figurat e vjetra...

Partia Socialiste kremtoi sot 35-vjetorin e themelimit në një aktivitet të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, ku Edi Rama zgjodhi të rikthejë në skenë “gardën e vjetër” të socialistëve, figurat që kanë qenë pjesë e themelimit dhe viteve të para të PS-së.

Ceremonia vjen në një moment jo të lehtë për socialistët. Brenda partisë janë shtuar sinjalet e pakënaqësisë, me Elisa Spiropalin që ka dalë hapur kundër disa zhvillimeve, Erion Braçen që ka shtuar kritikat dhe ka shfaqur ambicie për Tiranën, ndërsa në bazë ka zëra që ankohen për mungesë vëmendjeje dhe për mënyrën si funksionon partia pas kaq vitesh në pushtet.

Po ashtu Rama po përballet me protesta masive nga qytetarët. Teksa në Pallatin e Kongreseve nderoheshin figurat e vjetra, qytetarët protestonin para Kryeministrisë. 

Në aktivitet u vlerësuan me medalje ari disa prej figurave historike të Partisë Socialiste, mes tyre ish-presidenti Rexhep Mejdani, kryetari i parë i grupit parlamentar të PS-së Namik Dokle, ish-kryeministri Ylli Bufi, ish-kryetarët e PS-së në Tiranë Musa Ulqini, Halil Lalaj dhe Besnik Baraj, si dhe ish-deputetë e themelues si Valentina Leskaj, Anastas Angjeli, Hamdi Jupe, Maqo Lakrori, Luan Shaullari dhe Sajmira Pino.

Rexhep Mejdani u nderua për kontributin e tij në zhvillimin e demokracisë dhe rolin si president, ndërsa në fjalën e tij uroi që PS ta çojë Shqipërinë drejt modeleve sociale europiane. Ethem Ruka, ish-deputet dhe ish-ministër, u vlerësua për kontributin në themelimin e PS-së, duke kujtuar emocionet e viteve të para të partisë.

Namik Dokle, kryetari i parë i grupit parlamentar socialist, tha se PS u themelua me idealizëm dhe se thelbi i saj mbetet “progresi dhe solidariteti”. Ylli Bufi u vlerësua për rolin në tranzicion dhe stabilizimin institucional të vitit 1991, ndërsa Valentina Leskaj u nderua si një nga figurat më të rëndësishme të grave në politikën shqiptare.

Me medalje ari u vlerësuan gjithashtu Besnik Baraj, Hamdi Jupe, Anastas Anxheli, Maqo Lakrori, Halil Lalaj, Musa Ulqini, Luan Shaullari dhe Sajmira Pino, të cilët në fjalët e tyre rikujtuan vitet e para të PS-së, betejat politike dhe rolin e socialistëve në transformimin e vendit.

Rikthimi i figurave të vjetra në skenën e PS-së duket si një tentativë e Ramës për të dhënë mesazh uniteti dhe vazhdimësie në një moment kur partia po përballet me tensione të brendshme, pakënaqësi në bazë dhe pakënaqësi qytetare. /Pamfleti

 

rama ps xhaketat e vjetra

12 Komente

  1. p
    portieri PS

    Turp per juve qe dilni ne skene per ti bere fresk Rames ne kushtet qe rinia eshte ngritur ne proteste kunder qeverisjes se tij mafjoze! Po nuk keni faj, se jeni bere me vila, pallate , kompami qe merr i tendera, femijet drejtore hajdute doganash dhe ambasadore!!!! Apo jo me Mejdan, Leckaj etj e tj....Gramoz Ruci me ato resortet Saranda international?????? Po

    1. a
      adi

      dalin per bizneset e femijeve dhe per punerat e niperve ska turp para pasuris te ven me djersen e ,ballit,

      1. Q
        Qytetari i Fierit

        Dekorohet ish-kryeministri Ylli Bufi, ish minister i energjitikes, ish minister i privatizimeve, i cili na beri peshqesh koncesionaret oligark hajdute te partise tij, ne vendburimeve e pasurive natyrore minerare, ne nafte dhe miniera. Ky eshte pjese e kesaj masakre qe po behet ne vb Patos - Marines, qe e privatizuan ne vitin 2004, kur qeveria drejtohej nga k/ministri Nano dhe ky ishte pjese e kesaj qeverie. Ky me fitoren e socialisteve ne 97, kur ishte minister i energjitikes, eshte thirrur per nje takim me specialistet e institutit gjeologjik te naftes fier, per te diskutuar me specialistet e naftes, qe e thirren per te diskutuar rreth zhvillimit te industrise nafftes ne kushtet e ekonomise tregut. Beri sikur na degjoi dhe u largua bashke me ata bazhipozuk depotet qe e shoqeronin dhe qe sja u degjuam njeher zerin ne parlament. Me kaq, sja pame me fytyren dhe sja degjuam zerin. Specialistet dhe naftetaret ishin kunder privatizimit industrise naftes dhe gjithe vendburimeve ekzistuse bashke me zonat perspektive te pergatitura per kerkim-zbulimin e rezervave te reja. Por ky si mori parasysh mendimet e specialisteve dhe pas largimit te kompanise Premier Oil. ky e kishte shume te qarte se ky koncesion kishte deshtuar. Atehere ne keto kushte ky pse e lejoi perseri dhenien me koncesion te ketij vb kompanise Bankers Petroleum, nje kompani hajdutesh, qe po bene kerdine ne kete pasuri me te madhe te shqiptareve prej 22 vite, dhe jo vetem qe po vjedh gjithe fitimin ne kete vb por po e shkaterron gjithe ate pasuri marramendese prej miliarda euro. A ka pergjegjesi morale ky ish funksionar, po pergjegjesi penale a ka, sepse si e privatizoi kete vb nje kompanie si Bankers Petroleum qe nuk ishte formaur akoma, pra pa tender dhe pa gare, pa eksperience, pa kapital investues, po favorizimet pse ja beri kesaj kompanie ne kontrate lidhur me detyrimet financiare ndaj shtetit, qe e perjashtuan kompanin prej tyre. Ku i gjeti parate ky funksionar, qe sipas informacioneve, ka ndertuar nje Universitet ne qytetin e fierit, nje godine madheshtore, A mos valle keto jane para korrupsioni nga nafta e vb Pator Marines, A eshte ky pjese e korrupsionit masive qe eshte bere ne kete vendburim. Kete le ta hetoj drejtesia, SPAK-u.

        1. s
          studio

          KUR VJEN MOMENTI qe po iken per lesh NGA SUPER VJEDHJET qe kane cuar PS ne buz te varrit .....theret ISH KOMUNISTET FAJTORE dhe bashkpuntore ne krimin 50 VJECAR TE ENVER QOFTLARGUT qe vravi dhe burgosi gjysmen e kombit....ti beje pis si vetja PADYSHIM....ne fakt kane heshtur se jane perfitus tinzas pasurish dhe pronash...si parti vidh dhe mos u ndje....heshtje mafioze komuniste i njeti zakon si FRYMEZUSI I TYRE ....KALUAN YLBERIN DHE PER NJE DITE U BENE DEMOKRATE qe me vone te beheshin PASANIKE....MIQ FALCO TE AMERIKES POR SHTETIN PO JA SHESIN RUSIS nen rogoz...NUK HEQIN DORE NGA KURVERIA E VJETER KOMUNISTE....NGA ENVERI, TEK RAMIZI NGA RAMIZI TEK NANO NGA NANO qe as ne varr mos gjet rehat qe na beri dhurate kte katrahure MAFIOZIN RAMA QE NE 91 NUK LINTE FJALE PA THENE PER enverin ISHTE PIKERISHT E PLANIFIKUAR SE DO BEHEJ KRYEMAFIOZ per 15 vjet POR SE E SHANTE NUK DO TE THOT SE NUK E DONTE BRENDESISHT...CLLOJ KALBESIRASH IKU AJO KOHE... 90 KUR KY TAKEM DUHESHIN EGZEKUTUAR NJERI PAS TJETRIT ISHTE KOHA E DUHUR as varri mos e nxente arkeologun NERITAN CEKA qe ndaloj turmen ti sulej blokut ....AI RAST HUMBI DHE KY TAKEM NA HYPI NE QAFE KA 35 VJET PER HERE TE DYTE.....SE CKA NDODHUR e thot troc komentusi me lart....KJO ESHTE TJA FUTESH GJITH KOMBIT PER HERE TE DYTE DHE TA LESH BUZ GREMINES DUKE MARE ARATINE DHE BRAKTISUR ATE SI NE 90 ...DHE KY TAKEM QELBESIRASH KTHYER NE PASANIKE NGA ABUZIMI ME PUSHTETIN DHE MIQ PER KOKE ME PSEUDO OPOZITARIN QE E UDHEHOQI DERI NE SHKATERIM OPOZITEN ISH SEKRETARI I PARTISE SE PUNES SALI BERISHA I MALEVE ....NE 97 I VUNE ZJARIN KOMBIT FAJTORE PO PRAP ISH KOMUNISTET QE LUFTONIN ME ISH KOMUNISTIN SALI PER TE MBULUAR VJEDHJET DYPALESHE PS PD...ne 21 janar po prap ish komunistet qe luftonin ishkomunistin sali ...RAMA komunisti brendesisht I NDERSEU ish komunisti SALI i vrau....DHE JA KU JEMI SHQIPERIA PARAJSE PER PLERAT KOMUNISTE PS PD....DHE FERR PER SHUMICEN QE BRAKTIS PER HERE TE 3 KOMBIN E VET PER FAJ KOMUNISTESH....CFARE E KEQE KU MBIN SHKATERON....

          1. d
            durana

            TURP PER TE GJITHE PERSONAT QE DALIN SI LEGENA SA I THERRET KRYEHAJDUTI QE I PERDOR E I SHKEL SIPAS QEFIT LEGENAT E BASTARDET POR KANE HALLIN E FEMIJVE NE AMBASADA, Si Sajmira qe ka vajzen ne Vjene Valentina Leskaj qe e ka mbesen AMBASADORE prej vitesh dhe e ka harru Shqiprine e po ashtu dhe nje tjeter qe e ka ne ambasada vite e vite NE PUNET E MIRA E ME SHUME LEKE sic i kane te tjeret se kush dreqin i din keta hale dhe nji respekt qe kishin mileti, keta hale e humben TURP O LEGENA QE PERDORENI E MORET VESH O MILET ! Ministri FERID HOXHA qe shkon e genjen neper bot per arijtjet e Shqipris qe eshte si Afrika IA KTHEU LEKET E VJEDHURA TEK AKSHI VELLAIT Gezim HOXHA . Ka dhe DURANA, mos haroni ! HALET

            1. M
              Malo

              Ju qe i keni mbeshtetur tani edhe i shani,dakorte per siper shkruesin por keta jane mesuar me t’mira materiale keshtu qe shiten e blihen lehte..!

              1. Y
                Ylli

                Turp vErtet.. ne vend te ngrini zerin KRITIK. Ky ishte shteti i d*jer qe donit dhe aspiruat, luftuat e u përpoqet. Palo *owe ju ka tredhur se nuk ju ka dashur afer, ju ka zbuar e tani ju thërret per dekor. Ky ka vetem zbatim plani sic i thone Toni Bler. Nxit ca protesta se duhet per shtet gjoja.. demokratik gjoja.. per integrimin.. po aha as tutet fare, ka vetem skenar, une kam ardhur me vota te vjedhura thote e nuk iki se ju me deshet. Mizerje pandemike

                1. Y
                  Ylli

                  Po keto femrat e tjera Arta Dade Ermelinda Meksi

                  1. F
                    Fgh

                    Kermat e vjetra, kufomat e ish komunizmit

                    1. Z
                      Zverneci

                      Nga Vlora u Ngrite dhe nga Vlora do Mbytesh, Parada e Hajduteve te Shqiperise

                      1. E
                        Emigranti

                        Çpune ka Leskaj? Mbas ndryshimit të sistemit Valentina Leskaj vrapoi për shumë vite të ishte perkthyese e ambasadorit të Palestines ne Tiranë. Fatos Nano e mori ne fundin e vitit 2002 dhe e beri Ministre të Punës. Ndersa Mejdani hyri në PS ne Gusht 1996, kohë kur patronazhisti Gramos luante bioardo në Argine.

                        Lini një Përgjigje