TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Qershor 2026, 10:00

Rama ironizon qytetarët për protestat e Zvërnecit: Shqipëria e ‘tradhtarëve’ do të drejtojë ‘Forest Europe’

Shkruar nga Pamfleti
Rama ironizon qytetarët për protestat e Zvërnecit: Shqipëria
Rama ironizon qytetarët për protestat e Zvërnecit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë 3 qershor lidhur me protestat kundër projektit në Zvërnec, duke shfrytëzuar rastin për të ndarë edhe një lajm që e cilëson si arritje për Shqipërinë.

Sipas Ramës, Shqipëria është zgjedhur me votë unanime nga të gjitha vendet anëtare për të marrë presidencën e organizatës Forest Europe për periudhën 2026-2030, duke pasuar Suedinë në këtë rol.

Kreu i qeverisë ngriti pikëpyetje mbi akuzat e ngritura nga protestuesit, duke theksuar se është e vështirë të pajtohen pretendimet se Shqipëria është një vend i “mafies” apo i “tradhtarëve” me faktin që ka marrë mbështetjen e plotë të vendeve anëtare, përfshirë Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar, pa asnjë kundërshtim nga shtetet e Bashkimit Europian.

Rama hodhi poshtë edhe pretendimet se projekti në Zvërnec do të jetë në shërbim të Izraelit, duke argumentuar se investitorët janë nga Katari. Sipas tij, bëhet fjalë për dy shtete që nuk kanë marrëdhënie të afërta me njëri-tjetrin, çka, sipas kryeministrit, i bën të pabazuara këto akuza.

Në përfundim, Rama e cilësoi zgjedhjen e Shqipërisë në krye të Forest Europe si një sukses të rëndësishëm ndërkombëtar, që kontribuon në forcimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare.

"Përsëri Shqipëria nderohet në Europë. Çudi e madhe ëëë… Shqipëria e tradhtarëve sapo u zgjodh me votë unanime të 45 vendeve anëtare, si Presidente e Forest Europe (Europa e Pyjeve) për periudhën 2026–2030, duke marrë stafetën nga Suedia.

Po si ka mundësi, që këtë vend të betonit, Paketës së Mafias së Maleve dhe të Konspiracionit Jahudit të zhdukjes së pyllit të Zvërnecit për ta kthyer në geto palestinezësh të spastruar etnikisht nga Gaza, ta mbështesin fuqimisht Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar për këtë zgjedhje kaq domethënëse, ndërsa vendimi të miratohet më në fund pa asnjë kundërshtim, nga asnjë vend anëtar?!

Forest Europe është platforma më e rëndësishme pan-evropiane për politikëbërjen në fushën e pyjeve, që bashkon 45 shtete evropiane dhe Bashkimin Evropian për të përcaktuar drejtimet strategjike të menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve, biodiversitetit pyjor, klimës dhe ekonomisë së gjelbër.

Iku kjo botë, madje u prish dynjaja, se u bashkuan në Shqipëri Trumpi me Sorosin që të bëjnë “Shqipërinë e shqiptarëve” me hormone transgjenitale, me një ishull izraelit në tokë e një në det, me zëvendësim të pelikanëve me palestinezë, ku kulmi i degjenerimit është partneriteti i tyre me Katarin, që në Zvërnec do vihet në shërbim të Izraelit paçka se në Gjirin Arabik nuk e shohin me sy njëri-tjetrin… Dhe kush i bën të tëra këto, tradhtari në kryeministri që ku t’i ketë robt e shpis o ej, o ej, o ej, se paska qenë Satanai vetë.

Deri në vitin 2030, Shqipëria do të drejtojë agjendën politike dhe procesin ministerial të kësaj organizate, duke koordinuar diskutimet dhe prioritetet evropiane për sektorin e pyjeve, e duke u rritur në kompetenca e në reputacion përmes kësaj eksperience fantastike.

Ky është një tjetër  sukses i rëndësishëm diplomatik, që e forcon më tej profilin ndërkombëtar të vendit dhe rrit rolin e Shqipërisë në diplomacinë mjedisore, duan s’duan ata që s’duan, qofshin ata të “Shqipërisë së shqiptarëve”, e qofshin ata që i përdorin si kukulla të pavetëdijshme, duke ua bërë flakë TikTokun me raketat e luftës hibride të manipulimeve online”, shkruan Rama.

2 Komente

  1. L
    LI

    (Iku kjo botë, madje u prish dynjaja, se u bashkuan në Shqipëri Trumpi me Sorosin që të bëjnë “Shqipërinë e shqiptarëve” me hormone transgjenitale, me një ishull izraelit në tokë e një në det, me zëvendësim të pelikanëve me palestinezë, ku kulmi i degjenerimit është partneriteti i tyre me Katarin, që në Zvërnec do vihet në shërbim të Izraelit paçka se në Gjirin Arabik nuk e shohin me sy njëri-tjetrin… Dhe kush i bën të tëra këto, tradhtari në kryeministri që ku t’i ketë robt e shpis o ej, o ej, o ej, se paska qenë Satanai vetë.) IRONIJA E JOTE ESHTE E VERTETA ME E MADHE DHE FATKESIA E KETIJ POPULLI , NUK KE CFARE TI SHTOSH APO TI HEQESH . SA PER RESORTIN E ZVERNECIT ASGJE SESHTE NE DOBI TE QYTETARVE E THONI DO KETE SHUME PARA PO KUSH DO TI MARRE PO JU , THONI DO KETE VENDE PUNE PO KUSH JANE SKLLEVERIT QE DO PUNOJNE PER JU EDHE ATA QE DO TE PUSHOJNE ATY BANGLANDESHAS DHE FILIPINAS E KEMI PARE KETE FILM ME GREEN COST ASGJE NE KET VEND SBEHET PER NE ATA JANE VETEM PER JU SE ATE DET QE DO E BENI RESORT NE DO TA SHOHIM VETEM ME DYLBI.

    1. q
      qvx

      Ja edhe armiku u gjend. Spito koleka (krimineli i regjimit) dhe Kristaq Rama (fimosesi i denimit me vdekle te Havzi Neles) do ishin krenar me birin e tyre

      Lini një Përgjigje