TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Qershor 2026, 11:01

Rama publikon video të protestuesve te selia e PS: Më kujtojnë nazistët dhe Agimin e Artë

Shkruar nga Pamfleti
Rama publikon video të protestuesve te selia e PS: Më kujtojnë
Pamje nga protesta te selia e PS

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga protesta pranë selisë së Partia Socialiste duke reaguar ashpër ndaj protestuesve dhe sloganeve të tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama i cilësoi protestuesit si “mysafirë të paftuar të natës” dhe shprehu shqetësimin për retorikën që, sipas tij, nxit përçarje dhe urrejtje. Rama krahasoi sloganin “Shqipëria e shqiptarëve” me parullat nacionaliste të përdorura nga lëvizje ekstremiste në vende të tjera.

Ai solli në vëmendje shembullin e Gjermanisë naziste, duke argumentuar se thirrje të ngjashme kanë shërbyer historikisht për të ushqyer urrejtjen dhe përjashtimin. Po ashtu, Rama bëri një paralelizëm edhe me organizatën greke “Agimi i Artë”, e njohur për qëndrimet e saj ekstremiste dhe kundër emigrantëve.

Në fund të reagimit të tij, Rama përdori shprehjen “Fali Zot se s’dinë se ç’bëjnë”, duke lënë të kuptohet se protestuesit, sipas tij, nuk janë të vetëdijshëm për pasojat e mesazheve që përcjellin.

"Mysafirët e paftuar të natës në selinë e Partisë Socialiste. “Shqipëria e shqiptarëve” dhe këto çeta kinse shqiponjash që ulërasin kësisoj rrugëve, të kujtojnë “Gjermaninë e gjermanëve” me ata ulëritësat e verbër si këta mysafirët e natës tek selia e PS, që e kthyen Gjermaninë në thertoren e hebrenjve dhe e katandisën në delen e zezë të planetit.

Po meqë Gjermania naziste është larg dhe zëre se i kam përpara syve urrejtjenxitësit e këtyre të rinjve pa busull duke u thënë, “ju s’jeni nazistë ju jeni patriotë, prandaj jepini fort gojës së shthurrur se do ta djegim Shqipërinë e tradhëtarëve”, po shtoj që kjo “Shqipëria e shqiptarëve” është tëpkë si “Greqia e grekëve”, ajo e atyre çakejve të Agimit të Artë që donin t’i digjnin të gjallë “tradhëtarët” e Greqisë bashkë me shqiptarët, të cilët sipas tyre po merrnin punët e paratë e popullit grek
Çuditërisht edhe ata ishin kundër investimeve e resorteve cilësore, me të vetmin ndryshim se këta “shqiptarët tanë të vërtetë” nuk kishin gisht në kuturisjen e atyre, kurse ata kanë gishtin e tyre në kuturisjen e këtyre. Fali Zot se s’dinë se ç’bëjnë thuhet në këto raste.", shkruan Rama.

4 Komente

  1. U
    USA

    Duhet transparence, askush nuk besoj se eshte kunder investimeve Amerikane. Ne egzistojme si shtet fale USA.

    1. Z
      Zani i Malit

      Pasi i quajti shqiptarët talebanë, tani ka filluar të delirojë sipas Putinit. Ishte edhe një këshiltar i huaj që kishte këto mendime. Mirë disa shprehje nuk duhen përdorur, sepse janë shqiptare. Atëherë protestuesit të vendosin këtë këngën përpara zyrës së Ramës, kështu e kupton më mirë protestën dhe rolet e palëve. Lagja jonë është e varfër zhytur në mjerim Një gëzim vec fushën kishim ku loznim cdo dit' Tomka, Çelua, unë dhe Vaska jemi katër shok' Për çdo dit' në fushë neve loznim top Pas na vjen edhe Luli qeni ynë besnik keci laramani I mbare dhe i mir’ Fushën ton' të dashur fashistet na e pushtuan Në shesh lufte na e kthyen me tela rrethuar Neve do luftojmë ndonëse jemi fmij’ armikun e urrejmë kërkojmë veç liri Pranë kemi Tomkën komandantin ton' e duam dhe na do është trimi i lagjes sonë https://www.youtube.com/watch?v=MmIzNHGvu5E

      1. E
        Edi

        Nuk ka sjellje me naziskine se ajo e Ed Rames se lojtur fiqirit

        1. e
          ert

          Ik ore ndytesire e korruptuar. Tani protestuesit te kujtojne agimin e parte, dhe ti kush je qe po i fal token cifuteve e ruseve

          Lini një Përgjigje