TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shkurt 2024, 11:25

Reagimi i Ramës për përplasjen Kurti-Vuçiç revolton Bashën: Kosova nuk ka nevojë për leksione nga një autokrat

Shkruar nga Pamfleti

Reagimi i Ramës për përplasjen Kurti-Vuçiç revolton

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për përplasjen Kurti-Vuçiç në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Basha tha se Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga Rama të cilin e cilësoi si ‘autokrat’.

Sipas tij, Rama nuk e trajton sigurinë e Kosovës si çështje të sigurisë kombëtare dhe rajonale.

“Flet si perëndimor, vepron si lindor. Aleatët strategjikë e trajtojnë sigurinë e Kosovës si çështje të sigurisë kombëtare, rajonale, europiane dhe euroatlantike. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron të tillë.

Aleatët strategjikë e trajtojnë korrupsionin e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri si cënim të sigurisë së tyre kombëtare. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron çështje të sigurisë së vendit tonë.

Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete.

Shqipëria nuk ka kërcënim më të madh ndaj sigurisë së saj kombëtare se korrupsioni që vret vende pune, varfëron shqiptarët dhe shkatërron besimin te institucionet dhe shteti”- shkruan Basha.

 

Lini një Përgjigje