TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shkurt 2024, 07:40

Deputeti paralajmëron trazira, Dogjani: Populli do të hyjë në Parlament

Shkruar nga Pamfleti

Deputeti paralajmëron trazira, Dogjani: Populli do të hyjë

Deputeti demokrat Asllan Dogjani është përjashtuar me 20 ditë nga punimet e Kuvendit për shkak të trazirave që ka shkaktuar në Parlament.

Sipas tij mazhoranca me masat që po merr po përpiqet të frikësojë opozitën.

Por demokrati ka paralajmëruar se nëse vazhdohet të mos lejohet opozita në Parlament, atëherë populli do të ngrihet në këmbë.

“Këta mendojnë se do i fusin frikën opozitës. Ne nuk kemi dëshirë të veprojmë ashtu por të flasim në parlament... Pse jemi në këto kushte? Këta mendojnë se na fusin frikën duke na përjashtuar dhe 20 ditë. Unë i kërkova pse ke vendosur gardën. E di se kështu njerëzit me vërte një moment do kenë frikë por do vijnë duke u ngritur dhe një shkëndijë duan. Unë nuk dua të dëmtohet Shqipëria. Problemi është të mos përsëriten ngjarjet e mëparshme. Nëse më bllokon mua të hyj në parlament do çohet populli të hyjë në parlament. Nëse kjo qeveri mendon se duke na futur frikën ne do i fusë frikën dhe popullit. Përkundrazi mund të përsëriten ngjarje të dhimbshme në Shqipëri”, ka thënë Dogjani për Report Tv.

 

asllan dogjani parlament

Lini një Përgjigje