TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shkurt 2024, 22:12

“Ballkani është po aq larg nga Europa, sa përpara realitetit të ri gjeopolitik”, Ditmir Bushti rrëzon retorikën e Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti

“Ballkani është po aq larg nga Europa, sa përpara

Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, duket se ka thumbuar kryeministrin Edi Rama sa i takon integrimit europian. Rama ishte sot në Luksemburg dhe foli për anëtarësimin në BE. Rama tha se Shqipëria do të vrapojë në drejtim të integrimit në Bashkimin Evropian dhe nuk do e humbasë durimin.

Por Bushati në një postim në rrjetin social “X”, shkruan: “Ndryshe nga pritshmëritë për një 'pikë kthese', e vërteta e hidhur është se Ballkani Perëndimor është po aq larg politikisht dhe ekonomikisht nga Europa sa përpara realitetit të ri gjeopolitik që po jetojmë në Europë, pavarësisht retorikës për anëtarësimin në EU si një qëllim strategjik”.

Ndëkrohë Rama në Luksemburg ka thënë se vendi ynë e ka bërë zgjedhjen e tij për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian teksa ka shtuar se jemi optimistë për rrugën drejt BE-së.

Kur vjen fjala për futbollin, ne e kuptojmë çfarë do të thotë të mundesh sepse jemi mundur kaq herë. Kur vjen fjala për pararojë, nuk është diçka që e marr për të mirëqenë sepse para ca kohësh i thuhej Serbisë që është pararojë, i thuhej Malit të Zi dhe tani i thuhet Shqipërisë. Kështu që po vrapojmë të gjithë. Jemi të gjithë në linjë të parë, por tani ky fronti po ndryshon. Nuk dimë se kush do të jetë i pari që do të mbërrijë. Është një rrugë që përfundon në kohën dhe në vendin që vendos BE-ja. Ti hyn në një maratonë ku të thuhet se është 52 kilomentra, por në fund mund të mos jetë 52, mund të jetë 100, 1000 sepse ajo linja e finishit gjithmonë e më tepër të largohet. Janë 27 vende që duhet të vendosin”, tha Rama.

Lini një Përgjigje