
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi duke folur për situatën e krijuar në Kuvend, deklaroi se opozita duhet të reflektojë mbi aksionin e saj.
Në një intervistë për ‘Ora News’, Shehi tha se opozita duhet të kthehet në parlament dhe se protestat e opozitës nuk do jenë të mëdha. Sipas tij, teknika e dhunës nuk do të sjellë asgjë.
“Kjo politikë përjashtimore duhet mbyll. Opozitës i duhet dhënë e drejta e Komisioneve Hetimore. Nëse do vazhdohet me miell me letra me bilbila unë them që kjo lloj proteste e ka mbyll ciklin e vet. Nuk është pozitibe për opozitën. Po kalojnë lloj lloj marrëveshjesh.
Instrumenti më i madh i opozitës është parlamenti. Unë jam për tu kthyer në parlament. Kjo është një rrugë që nuk e çon askund opozitën. Opozita duhet të kthehet në parlament. Nuk besoj se do ketë protesta të mëdha, ajo protesta do edhe një inspirim”, tha Shehi.
Lini një Përgjigje