TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shkurt 2024, 21:24

Kaosi i opozitës në Kuvend, Spiropali: S’do të ketë tolerancë për thyerjen e rregullave!

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi i opozitës në Kuvend, Spiropali: S’do të ketë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, duke komentuar situatën politike në vend, deklaroi se opozita është kapluar nga sëmundja.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tha se opozita duhet të gjejë rrugën dhe veten duke shtuar se kjo nuk është në dorë të mazhorancës. Sipas saj, nuk mund të përcaktojë mazhoranca se kush përfaqëson kë në Komisionet e Reformës Zgjedhore.

Ajo që shohim aty nuk është shkak, është një pasojë. Ajo nuk është sëmundja, është një simptomë. Sëmundja është shumë më e rëndë dhe shumë problematike. Duhet patjetër që opozita ta gjejë rrugën dhe veten. Kjo nuk na përket ne. Nuk është në detyrën dot të përcaktojmë se cili do të ngrihet nga karrigia e Komisionit Zgjedhor dhe cili do të ulet në atë karrige.

Ne kemi rënë dakord të ngremë një Komision Parlamentar për çështje të Reformës Zgjedhore dhe aq mund të bëjmë ne. Nuk është as normë ndërkombëtare, as kërkesë e BE, por ne me vetëdijen që duhet të dalim nga aty me një reformë dhe me disa masa e reflektime, kemi rënë dakord të ulemi në atë tryezë”, tha ajo.

spiropali

Lini një Përgjigje