TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shkurt 2024, 21:58

Gazment Bardhi: Olsi Rama në dosjen e kokainës së 'Xibrakës', prokuroria e ka fshehur

Shkruar nga Pamfleti

Gazment Bardhi: Olsi Rama në dosjen e kokainës së

Kryetari i Grupit Parlament të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se ka prova për përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen e drogës së laboratorit të ‘Xibrakës’, por që prokuroria nuk e ka përfshirë, duke fshehur provat.

Absolutisht kemi prova, siç i ka pasur provat edhe prokuroria, por me vetëdije e ka përjashtuar vëllain e kryeministrit nga përgjegjësia penale në çështjen e Xibrakës. Thelbin e kam sqaruar, kam kërkuar që ta bëj atë denoncim, kam rëndë dakord dhe do të duhet të rakordoj kohën me emisionin televiziv me të cilin kemi rënë dakord”, tha Gazment Bardhi i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’.

Ai foli dhe mbi aktualitetin politik. Nëse Gazment Bardhi shkoi vetë te ‘Rrugica e Shpresës’ poshtë banesës së kryetarit të PD-së, Sali Berisha apo e shtynë demokratët, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, u shpreh se nga Berisha asnjëherë nuk i është kërkuar mbështetje për çështje të tij personale.

Nëse ka një meritë Sali Berisha është se kurrë nuk më ka kërkuar asnjëherë mbështetje për çështje të tij personale. Madje është kujdesur edhe në grupi parlamentar që ti japë mesazhin çdo deputeti, që beteja ime personale është e imja dhe unë atë e bëj vetë”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje