TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shkurt 2024, 10:50

Komisioni i Reformës Zgjedhore mblidhet online, Alibeaj: “Rithemelimi” na pamundëson takimet

Shkruar nga Pamfleti

Komisioni i Reformës Zgjedhore mblidhet online, Alibeaj:

Komisioni i Reformës Zgjedhore ka vijuar sot punën duke e realizuar mbledhjen online.

Sot zhvillohet seanca dëgjimore për rekomandimet e organizatave të Shoqërisë Civile rreth ndryshimeve që duhen bërë në Kodin Zgjedhor.

Bashkëkryetari i komisionit, Enkelejd Alibeaj tha se mbledhja online ishte e vetmja mënyrë që përfaqësuesit e organizatave civile të mund të parashtrojnë rekomandimet e tyre për shkak se kaosi i deputetëve të Rithemelimit ka pamundësuar mbledhjet fizike.

“Iu kërkoj ndjesë për moszhvillimin e kësaj mbledhje disa ditë më parë, për arsye që tashmë dihen. Besoj kam mirëkuptimin tuaj dhe kjo është një mënyrë që do u japë mundësi të shprehni pikëpamjet tuaja mbi atë se çfarë duhet të diskutojë komisioni i Reformës Zgjedhore.  E mira do të ishte që përveç përshkrimit të asaj se çfarë mendoni, të depozitoni në formë të shkruar materialet që do të prodhoni gjatë kësaj periudhe”, tha Alibeaj.

komisioni i reformës zgjedhore enkelejd alibeaj

Lini një Përgjigje