
Deputeti Dashamir Shehi dhe avokati Spartak Ngjela kanë debatuar lidhur me çështjen e emigrantëve në kuadër të marrëveshjes mes Shqipërisë e Italisë.
Sipas avokat Spartak Ngjelës, ardhja e emigrantëve do të sjellë përfitime për vendin tonë.
Ndërsa deputeti Shehi tha se nga ardhja e emigrantëve do të përfitojnë vetëm një grusht personash të cilët me siguri do të krijojnë monopolin.
Spartak Ngjela: Ne nuk e dimë sa do të shkojë numri këtu.
Dashamir Shehi: Nuk janë hipoteza të këndshme.
Spartak Ngjela: Po ç’rëndësi ka zotëri, ti thua do të vijnë pak, unë them do të vijnë shumë, po të vijnë shumë është përfitim monetar.
Dashamir Shehi: Unë po them inshallah vijnë pak, ti po thua fitim, çfarë fitimi, ku kemi nevojë për fitim ne.
Spartak Ngjela: Janë njësoj si turizmi, kush i ushqen, Italia i ushqen, paratë ua jep Italia, ne nuk e dimë.
Dashamir Shehi: Të kishte kaq fitim kjo punë i kishin marrë anglezët e gjermanët, se janë më të mençëm se ne.
Spartak Ngjela: Kanë nevojë për lëmosha anglezët?
Dashamir Shehi: Po ç’fitim ka për për të dalë, ja do e shohim nga kjo histori, a mund të fitojnë nja 2-3 matrapazë që do marrin monopolin. Nga ata kemi shyqyr zotit dhe pa na ardhur afrikanët. Gjesti është puro politik.
Spartak Ngjela: Po të ishte puro politik do e kapërdija pak. Unë them që do ketë fitim.
Lini një Përgjigje