TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2024, 18:02

Rama shmang përgjigjet për përfshirjen e Olsit tek ‘Xibraka’, Kuvendi nuk përfshin në agjendë interpelancën me kryeministrin

Shkruar nga Pamfleti
Rama shmang përgjigjet për përfshirjen e Olsit tek
Olsi Rama, Laboratori i Xibrakës

Kuvendi ka vendosur të mos përfshijë në agjendën e seancës parlamentare, interpelancën me kryeministrin Edi Rama, lidhur me pretendimet për përfshirjen e Olsi Ramës në laboratorin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit.

Kërkesa për interpelancë ishte bërë nga kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi i cili iu drejtua Kucvebdit me kërkesën që kryeministri të bëjë një interpelancë urgjente në lidhje me akuzat për vëllanë e tij.

“Edi Rama, i shmanget përballjes në Parlament me Kryetarin e Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.  Ne kundërshtim me kushtetutën, Kuvendi nuk ka përfshirë në rendin e ditës kërkesën për interpelancë urgjente, mbi faktet e publikuara për përfshirjen e Olsi Ramës, e vëllait të Kryeministrit, në trafikun e drogës në Xibrakë. Gazment Bardhi ka thirrur në një interpelancë urgjente Kryeministrin Edi Rama, duke adresuar 3 çështje:

1-      A ka patur informacione nga shërbimet informative apo strukturat e Policisë së Shtetit, për shoqërimin e një familjari të tij me anëtarët e një organizate të strukturuar kriminale, apo për përfshirjen e vëllait të tij në këtë veprimtari kriminale? Nëse po, cfarë masash janë marrë. Nëse jo, a ka kryer verifikime dhe a ka kërkuar informacion, pas të dhënave të bërë publike edhe më parë?

2-      A ka kërkuar dhe marrë informacion pse i vëllai, person me lidhje të forta politike, është përdorues i të njëjtit automjet me targë AA653DM, që në kohen e planifikimit dhe aktivitetit kriminal të Laboratorit të drogës në Xibrakë, përdoret nga Olsi Rama dhe 3 anëtarët e tjerë të organizatës kriminale?

3-      Çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain tuaj Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë? Çfarë bën i vëllai me të njëjtën makinë, të cilën e përdor në të njëjtën kohë një organizatë kriminale e trafikut të drogës? ”, thuhet në reagimin e Bardhit.

Kërkesa e tij për interpelancë u bë një ditë më parë, në mënyrë që në seancën e datës 4 prill kryeministri t’i përgjigjej pyetjeve për përfshirjen e mundshme të vëllait të tij në këtë ngjarje.

Pas deklaratave të Gazment Bardhit disa ditë më parë se Olsi Rama është I përfshirë në dosjen e drogës së laboratorit të ‘Xibrakës’, por që prokuroria nuk e ka përfshirë, duke fshehur provat, ai I ka kërkuar edhe SPAK-ut që të veprojë.

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së së Rithemelimit, shprehet se pjesëtari i organizatës kriminale në Xibrakë, që është i paidentifikuar, është Olsi Rama. Kjo, sepse në dosje është një 45-vjeçar, që ngjan me Olsi Ramën dhe ai ka përdorur të njëjtën makinë me trafikantët e që nuk është identifikuar nga policia.

“Të hapet sërish dosja Xibraka, të hetohet roli i Olsi Ramës për laboratorin e drogës. I drejtohem kreut të SPAK Altin Dumani, prova është dosja. Ndërsa për Edi Ramën kam një pyetje se përse krerët e organizatës kriminale përdorën me Olsi Ramën të njëjtën makinë.

Thelbi i çështjes është se çfarë bën Olsi Rama në të njëjtën makinë, ku kanë udhëtuar edhe kriminelët. Është koha që kryeministri të provojë mjerimin e së vërtetës dhe të çlirohet nga banditët dhe trafikantët”, deklaroi Bardhi.

Pas kësaj ka reaguar vetë Olsi Rama duke thënë se e ka paditur Bardhin në SPAK për “kallëzim të rremë’.

Në një shkresë të depozituar ditën e sotme, Olsi Rama thekson se janë deklaruar në dalje televizive fakte të pavërteta, për të cilat ai thotë që s’janë konsumuar nga ana e tij.

 

olsi ra edi rama gazment bardhi

Lini një Përgjigje