TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2024, 15:28

Nis punën Komisioni hetimor për TIMS, Salianji: Do të hetohet sistemi për patronazhistët e PS

Shkruar nga Pamfleti

Nis punën Komisioni hetimor për TIMS, Salianji: Do të hetohet

Ka nisur sot punën komisioni hetimor për sistemin TIMS, që është një prej dy komisioneve të kërkuara nga opozita dhe për të cilën u arrit dakordësia dhe me mazhorancën.

Kryetari i komisionit, deputeti demokrat Ervin Salianji tha se nëpërmjet këtij komisioni do të hetohet sistemi për patronazhistët e Partisë Socialistë dhe se si dolën të dhënat e mbi 900 mijë qytetarëve të Tiranës dhe dalja e listave të pagave për më shumë se 600 mijë qytetarë.

Në mbledhjen e parë bëhet konstituimi, deklarohet qëllimi i ngritjes së komisionit dhe miratohet një plan i qartë pune.

Komisioni për rrjedhën e të dhënave të sistemit TIMS drejtohet nga deputeti demokrat Ervin Salinaji, ndërsa nënkryetar është Toni Gogu nga PS.

Sekretar u zgjodh Xhemal Qefalia.

ervin salianji komisioni hetimor

Lini një Përgjigje