Ndërkohë sot kreu i Grupit Parlametar të PS-së, Bledi Çuçi në një deklaratë për mediat është shprehur se nuk është e vërtetë që s’është zbatuar vendimi i Kushtetueses lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaça u shpreh disa ditë më parë tha se moszbatimin i vendimit për mandatin e ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka është një situatë e pazakontë dhe e pamundur të ndodhë në një shtet demokratik.
Ndër të tjera, Zaçaj në një intervistë për Zërin e Amerikës vuri theksin se çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohet.
Ndërkohë sot kreu i Grupit Parlametar të PS-së, Bledi Çuçi në një deklaratë për mediat është shprehur se nuk është e vërtetë që s’është zbatuar vendimi i Kushtetueses lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës.
Bledi Çuçi u shpreh se Këshilli i Mandateve nuk është mbledhur për shkak të protestave të opozitës.
“4 muaj kanë qenë tym e flakë, po të mblidhej Këshilli i Mandateve dhe Rregullores, do të thonin e morën në mënyrë të njëanshme”, u shpreh Çuçi duke paralajmëruar se shumë shpejt do të ketë një vendimmarrje.
Si do ta votojë Partia Socialiste vendimin për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës?
Bledi Çuçi: Do ta shikoni kur të mblidhet Këshilli i Mandateve.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese në janar 2023 shfuqizoi si antikushtetues vendimin e Kuvendit për të bllokuar dërgimin për interpretim në këtë gjykatë të mandatit të Xhaçkës, pasi bashkëshorti i saj u shpall “investitor strategjik” dhe përfitoi veç të tjerash përmes një vendimi qeverie edhe shfrytëzimin e brigjeve të detit.
Lini një Përgjigje