TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2024, 11:33

Çuçi: Aministia penale miratohet të enjten, s'ka tolerancë për të gjykuarit nga GJKKO!

Shkruar nga Pamfleti
Çuçi: Aministia penale miratohet të enjten, s'ka
Bledi Çuçi

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi u shpreh se të enjten miratohet ligji për Aministinë Penale.

"Aministia penale do ta miratojmë të enjten! Nuk do të ketë tolerancë për ata të gjykuar nga GJKKO" tha ai në nje prononcim për mediat.

S’do të tërhiqemi për në dijeninë time është lënë një mbledhje grupi nesër nga opozita dhe do të diskutohet ky ligj. Po presim propozimet e tyre (opozitës). Kemi rënë dakord. Ata kanë rënë dakord me propozimet tona (opozita). Për GJKKO nuk do të tërhiqemi. Në sensin që nuk do të ketë tolerancë nga ata që gjykohen nga GJKKO. Çështjet teknike do të diskutohen. E enjte e madhe? Nëse bëhemi gati do të miratojmë ligjin për amnistinë. Ligjet që janë kthyer për shkak të kuorumit, do të futen sërish për votim se ato nuk kanë nevojë për vota."-shtoi më tej Çuçi. 

Kujtojmë se për këtë projektligj kërkohen 84 vota, ndaj do të duhen me patjetër votat e opozitës.

Lini një Përgjigje