
Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për ish-kryeministrin Berisha, i cili ka bërë kërkesë për heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.
Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 8 prill, në orën 13:00. Shkak i shtyrjes, është bërë mungesa e prokurorëve. Përmes një shkrese, dy prokurorët e SPAK, vunë në dijeni gjykatën se nuk mund të paraqiteshin në seancë për arsye objektive.
Ashtu si në çdo seancë, avokatët e Berishës Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj u paraqitën në ambientet e GJKKO.
Kujtojmë se Berisha ka bërë disa herë kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë, por ajo është refuzuar. Po ashtu, ish-kryeministri ka kërkuar që të jetë i pranishëm në seancat plenare, si e drejtë e tij për të përfaqësuar interesin e qytetarëve që e kanë zgjedhur, në Kuvend. Pavarësisht pretendimeve të tij, GJKKO ka refuzuar kërkesat.
Kujtojmë se Berisha ndodhet në “arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.
Lini një Përgjigje